Prizren:Analiza “Triple Test” për gratë shtatzëna, pa pagesë ofrohet në QKMF

 

 

188765144 1220892771715564 460585766369022829 n

Testeve të shumta që po realizohen pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), tanimë i është shtuar edhe analiza “Triple Test” për gratë shtatzëna, përmes së cilës do të mund të vlerësohet probabiliteti për anomali kromozomale të fetusit, e cila do të mundësojë depistimin e Sindromës Down, Spina Bifida dhe Trizomisë 18.

Së bashku me nënkryetarin Visar Shehu dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, sot vizituam laboratorin e QKMF-së, ku ka filluar realizimi i kësaj analize që bëhet përmes gjakut, në javën e 14-20 të shtatëzanisë dhe rezultati i saj dorëzohet brenda ditës.

“Triple Test”, është njëra nga analizat më të shtrenjta që deri më tani qytetarët i kanë kryer nëpër laboratorë private, ndërkaq tanimë ato, për herë të parë në një institucion publik, do të mund të kryhen pa pagesë në QKMF.

Gjatë vizitës në QKMF, po ashtu pamë nga afër edhe aparaturën e re të analizave, përmes së cilës janë duke u kryer rreth 200 analiza brenda ditës.

62 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!