Prizreni i qeverisur nga Mytaher Haskuka, nën mesataren e performancës


loading...

Komuna e qeverisur nga Mytaher Haskuka, ka treguar performancë nën mesataren e përgjithshme sa i përket punës për vitin 2019.

Ministria e Pushtetit Lokal, ka publikuar raportin e performancës së Komunave për vitin 2019.

Raporti i performancës komunale prezanton rezultatet e komunave me anë të 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.

Ky raport e vlerëson Komunën e Prizrenit me performancë nën mesataren e përgjithshme apo me 59.49% të të arriturave në 119 tregues.

Komuna e Prizrenit e udhëhequr gati tre vite nga Mytaher Haskuka, në dy fusha renditet e para sa i përket performacës, në shumicën e fushave renditet në “mesin e artë” me përqindje nën mesatare, ndërsa ka disa fusha ku ka treguar performacë të dobët dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës.

Në matje grumbullohen të dhëna që nga cilësia e administratës mbrojtja e mjedisit infrastruktura e deri tek përfaqësimi gjinor.

Komuna e Prizrenit si komuna e dytë më e madhe në vend, renditet e 24 nga 37 Komuna sa i përket performacës.

Fusha e parë e cila është matur është ajo e shërbimeve administrative ku matet koha brenda të cilës qytetarët marrin përgjigje në kërkesat e tyre. Këtu hyjnë kërkesat për leje ndërtimore apo kërkesat e tjera drejtuar komunës.

Komuna e Prizrenit radhitet lartë sa i përket shërbimeve administrative me 85.26%, që përfshin efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave.

Sa i përket të arriturave në fushën e transparencës, Komuna e Prizrenit gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në krahasim me Komunat tjera, duke arritur shifrën prej 76.25%, ndërsa ka Komuna tjera që kanë treguar deri në 100% transparencë.

Shumë më poshtë në listën e përgjithshme është Prizreni sa i përket performacës në fushën e përgjegjshmërisë, ku Prizreni arrin shifrën prej 53.08%, ndërsa është në mesin e 6 komunave me performacën më të dobët në këtë fushë.

Prizreni radhitet në mesin e 10 Komuna më të mira sa i përket performacës në fushën e barazisë në punësim, shërbime sociale dhe familjare, duke treguar një performacë prej 71.63%.

Edhe pse Prizreni njihet si qytet i kulturës dhe traditës, sa i përket performacës në këtë fushë Komuna ka treguar rezultate shumë të dobëta, duke u renditur në mesin e 5 Komuna me performacën më të dobët, me 36.0% të performacës.

Një fushë ku Prizreni ka arritur 100% të performacës është menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe raste të tjera.

Prizreni që në vitet e fundit ka treguar një zhvillim sa i përket ndërtimeve të larta dhe komplekseve banesore, në aspektin e planifikimit hapësinor ka treguar një performacë mesatare me 50.25% të performacës.

Nën mesatare ka shfaqur Prizreni performacë sa i përket menaxhimit të hapësirave publike, të cilat ndikojnë në standardin e jetës së qytetarëve, ndërsa Komuna janë kompetente për ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike.

Në këtë drejtim Komuna e Prizrenit ka treguar 42.6% të performacës, ndërsa kjo fushë përfshin edhe hapësirat e gjelbra për kokë banori.

Gjithashtu nën mesatare ka treguar përfomancë Komuna e Prizrenit sa i përket edhe Infrastrukturës rrugore, duke arritur vetëm 41.15% të kritereve. Kjo fushë matë udhët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës, që përfshinë edhe përmasimin e infrastrukturës rrugore me trotuare, ndriçim, shenjëzim si dhe shteg të biçikletave.

Transporti publik është njëra ndër fushat ku Komuna e Prizrenit ka treguar performacë mbi mesatare, duke u vlerësuar me 64,3%, ndërsa jo fushë matë ofrimin e transportit publik për qytetarët e Komunës.

Sa i përket numri tët parkingjeve publike, Prizreni ka treguar një performacë mesatare duke arritur 49,6% të kritereve. Kjo fushë matë  numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vend parkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Tek sigurimi apo furnizimi i qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm, Komuna e Mytaher Haskukës  është renditur e 19-të me 82.26 për qind, ndërsa edhe në këtë fushë ka Komuna që kanë përmbushur 100 të kritereve.

Në fushën e kanalizimit, Komuna e Prizrenit është radhitur në pozitën e 24-të me 427.50 për qind. Në bazë të raportit të MAPL-së, kjo fushë matë përfshirjen e ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në sistemin e kanalizimit si dhe realizimin e projekteve komunale për rrjet të kanalizimit, e po ashtu, përfshirjen e vendbanimeve të komunës në rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza.

Në anën tjetër, për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave, Prizreni është vlerësuar me 92.97%, duke u renditur ndër 5 komunat e para.

ndërsa është edhe një fushë tjetër kur prin Komuna e Haskukës dhe ajo është mbrojtja e mjedisit, kështu duke përmbushur 97.8 % të kritereve, dhe duke treguar përfomancë shumë të mirë.

ndërsa të fusha e përfaqësimit gjinor, Prizreni është vendosur në “mesin e artë” si shumicën e fushave, me 42.1%. Raporti shpalos se përfaqësimi gjinor matet më gjerësisht në këtë fushë duke përfshirë qasjen e të dy gjinive në programet për zhvillim social, ekonomik, si dhe në aktiviteteve komunale. Po ashtu, treguesit matin shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunale, etj.

Arsimi para-universitar që sipas raportit të MPL-së, synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Sa i përket kësaj fushe Prizreni renditet në pjesën e fundit të tabelës, duke përmbushur 53.53 për qind të kritereve.

Edhe pse në mandatin e Haskukës është investuar shumë në kujdesin primar shëndetësor, sipas raporti të MPL-së, Komuna e Prizrenit ka rënë nën mesatare, duke treguar kështu 33.4 % të përfomancës. Kujdesi primar shëndetësor”  matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal.

Me 86.7% të performacës, Prizreni renditet në top 10 sa i përket zhvillimit ekonomik lokal. “Kjo është fushë e re dhe për herë të parë e zbatuar në këtë cikël raportimi. Fusha është e përbërë prej 1 rezultati dhe 4 treguesve. Kjo fushë mate aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në prone. Kjo fushë ka performancën e përgjithshme prej 59.35%”, thuhet në raportin e MPL-së.

 



loading...