Probiotikët Për Shëndetin – Përse duhet t’i Merrni Patjetër Tani?

loading...

Pavarësisht strategjive të zbatuara anë e mbanë botës, shkalla e infeksionitCOVID-19 po rritet dita ditës duke vënë rrezik sistemet shëndetësore të të gjithë globit.

Në një kohë kur industria farmaceutike është zhytur kokë e këmbë në kërkime shkencore për të zbuluar vaksinën, kjo e fundit s’ do të jetë gati në të ardhmen e afërt, ndaj shkencëtarët po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për zbatimin e strategjive të parandalimit.

Ndonëse transmetimi i virusit besohet të bëhet përmes udhëve të frymëmarrjes, stomaku mund të jetë gjithashtu një faktor kontribues në përhapjen e tij në organizëm.

Çfarë Janë Probiotikët Dhe Si Na Ndihmojnë?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht prej antibiotikëve por edhe stresit që në ditët e sotme është në nivele tepër të larta.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm.

Probiotikët detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë. E fundit por jo për nga rëndësia, probiotikët rivendosin ekuilibrat në sistemin imunitar.

Probiotikët, Heronjtë e Shëndetit Në Kohë Pandemie

Që të kuptojmë rëndësinë e probiotikëve, duhet të mësojmë më shumë për mikrobet që në pjesën më të madhe, anë të mira për shëndetin.

Në një kohë që ne detyrohemi të sterilizojmë gjithçcka, nga ana tjetër ne s’ e ekspozojmë veten ndaj baktereve, dhe sistemet mbrojtëse natyrale të trupit, po bëhen më të dobëta.

trupin e njeriut gjenden miliarda mikro-organizma të tillë, disa prej të cilëve na sëmurin e një pjesë madhore na mbrojmë.

Bakteret janë mikro-organizma një qelizorë dhe vetëm 1 përqind e tyre janë përgjegjës për sëmundjet.

Viruset janë më sfidues posa s’ kanë qelizëdhe zaptojnë ato ekzistuese që janë të shëndetshme dhe më pas shumohen falë tyre.

Qelizat bartëse janë thelbësore për viruset, një pjesë e të cilave janë përgjegjëse për të ftohurën e të tjerë për sëmundje më vdekjeprurëse siç është Sida, fruthi apo infeksioni i COVID-19.

Viruset luftohen me anë të mjekimeve dhe kjo është arsyeja përse vaksinat shërbejnë për të trajnuar imunitetin që të jetë më i përgatitur.

Duke mos jetuar jetën normalisht, njerëzit s’ po ekspozohen ndaj mikrobeve natyrale që mbështesin imunitetin, metabolizmin, tretjen dhe trurin, të rrezikuara tashmë prej COVID-19.

Probiotikët janë heronjtë tanë në këtë mjedistë rrezikshëm posa ato stimulojnë popullësinë aktuale të baktereve në stomak dhe qelizat.

Probiotikët zgjojnë bakteret gjumashe të mira në trup dhe i vënë ato në punë për të na mbrojtur.

Njerëzit që marrin probiotikë thonë se ndihen më mirë posa një stomak i lumtur nënkupton një organizëm shumë më të shëndetshëm e të mbrojtur./AgroWeb.org

Related posts