© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Problemet me gjumin mundë të jenë të ndryshme:

Vështirësi për të zënë gjumi.
Vështirësi për të fjetur mjaftueshëm.
Vështirësi për të fjetur pa ndërprerje. Shkaktarët e problemeve me gjumin mundë të jenë të ndryshëm, dhe më të zakonshëm janë : stresi, shqetësimet për punën, shkollën, shëndetin, financat apo familjen, shqetësime të cilat mund ta mbajnë aktive mendjen tuaj gjatë natës, duke e bërë të vështirë gjumin. Ngjarjet stresuese të jetës ose trauma të tilla si vdekja ose sëmundja e një familjari, divorci ose humbja e punës, gjithashtu mund të çojnë në pagjumësi.
Problemi me gjumin gjithashtu zakonisht munde te jetë edhe një nga simptomat e ankthit, depresionit, psikozave dhe çrregullimeve tjera psikiatrike.
Prandaj është shumë e rëndësishme te kuptohet shkaku i pagjumësisë me qëlim të trajtimit sa më adekuat të tij.

Burimi: Dr. Melita Kallaba – Psikiatër

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.