Problemet që me vite vështirësojnë jetën e qytetarëve të Leposaviqit 

loading...


Projekte të lëna në gjysmë dhe premtime të pambajtura e kanë lënë komunën e Leposaviçit të pazhvilluar dhe në mesin e komunave të vetme në Kosovë ku gjen rrugë të fshatrave të pa asfaltuara e  pa trotuare ndërsa banorët e zonës ankohen edhe për ujin i cili rrjedh skaj një deponie ilegale të mbeturinave.

Në kohën kur komuna tjetër e banuar me shumicë serbe si ajo e Graçanicës ka ndërtuar edhe sistem të hidrantit për zjarrëfikës skaj udhëve,  Leposaviçi përballet me mungesa elementare të kushteve të jetesës. 

Në disa zona mungojnë udhët ndërsa komuna në vitin e fundit ka arritur të realizojë vetëm 89 për qind të buxhetit.

 Në Leposaviq akoma s’ është arritur barazi gjinore në qeverisje pasi  4 drejtori nga 14 sa janë në total udhëhiqen nga gratë.

Problemet me mbeturina dhe infrastrukturë

Për shkak të pozitës gjeografike, zona e komunës së Leposaviqit është natyrshëm e destinuar për bujqësi. Sidoqoftë, fshatit s’ i kushtohet shumë vëmendje. 

Në mesin e 72 fshatrave të kësaj komune, ka akoma rrugë zhavorri plot gropa.

Industria në këtë komunë, e cila në kohën e ish-Jugosllavisë ishte gjigant industrial, pësoi të njëjtin fat si në shumicën e qyteteve dhe komunave në Kosovë dhe rajon.  Kjo është arsyeja pse papunësia e popullatës është ndër problemet kryesore, ndërsa rezultati përfundimtar është një largim i madh i të rinjve. 

Sidoqoftë, qytetarët e kësaj komune përballen me disa probleme që po vazhdojnë me vite me radhë përderisa zgjidhja e tyre bartet”brez pas brezi”, respektivisht nga një grup pushtetarësh tek tjetri. Këto probleme paraqiten me numrin e madh të deponive ilegale dhe mosekzistimin e një deponie të rregulluar sipas të gjitha standardeve.

Komuna e Leposaviqit s’ është transparente në dhënien e informacionit për media dhe madje qytetarët e kësaj komune frikësohen të flasin haptas për problemet e tyre.

Leposaviqi për shumë vite ka problem me deponimin e mbeturinave komunale. Edhe pse autoritetet komunale për vite me radhë paralajmëronin ndërtimin e një deponie ose gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme, këtë problem s’ ia dolën ta zgjidhin. Gjatë kësaj kohe, ka gjithnjë e më shumë deponi të egra në zonën rreth Leposaviqit.

 Në zonën më të gjerë rreth Leposaviqit janë regjistruar dhjetëra deponi të egra, të cilat janë përskaj pothuajse çdo fshati. Leposaviqi akoma s’ e ka as deponinë sanitare që do të ishte e rregulluar sipas standardeve komunale. 

Në vend të një deponie të rregulluar, Leposaviqi në fakt ka një deponi të egër e të madhe sa gati dy fusha futbolli. 

Vendi i quajtur “Pole” ku kamionët e ndërmarrjes lokale komunale çdo ditë shkarkojnë tonelata të mbeturinave ndodhet pranë lumit Ibër. 

Deponia e mbeturinave “Polje” në Leposaviq
FOTO- Filip Radojeviq

Kjo deponi u krijua tetë vjet më parë duke e mbushur një pellg që ishte lënë prapa pas nxjerrjes së zhavorrit.

 “…Kjo s’ mund të funksionojë në këtë mënyrë në këtë shekull. Ne s’ mund të bëjmë një deponi që s’ i plotëson standardet dhe të themi se kjo mjafton pasi s’ mund ta bëjmë ndryshe. Mendoj se mundemi vetëm se thjeshtë duhet bërë siç thotë fjala e urtë “Kush dëshiron e gjen një mënyrë, ndërsa kush s’ dëshiron kërkon një arsye” dhe kjo është e gjithë filozofia”, theksoi Ivan Vuçkoviq, një banor i Leposaviqit.

7 vite më parë, specialistët, përkatësisht Profesori i Mjekësisë, Aleksandar Corac ka bërë testime që konstatonin ndotjen mikrobiologjike të ujit

Sipas studimit përmbajtja totale e baktereve ishte mbi 200.000 në 1ml ujë, ndërsa uji që u përdor si mostër kishte ngjyrë të zezë. Në rrjedhën e poshtme, edhe pse uji ishte shumë më i kthjellët, mostra e baktereve ishte 160.000 baktere në 1ml ujë. Para deponimit të mbeturinave në këtë vend ku aktualisht ndodhet deponia, aty kishte 800 baktere.

Në afërsi të deponisë Pole janë edhe pronat e banorëve lokalë. Duke përdorur ujin nga lumi Ibër për ujitje të të mbjellave, shumë kimikate arrijnë te bimët, gjë që ndikon në cilësinë e të mbjellave. 

Deponi të egër mund të gjeni pothuajse në çdo fshat dhe ato janë zakonisht përgjatë lumit Ibër, ose janë në ndonjë përrua. 

Për shkak të mungesës së kontejnerëve apo vendeve të rregulluara si duhet për hedhjen e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar të hedhin mbeturinat në vendet që s’ janë për këtë qëllim. 

Uji që s’ u bë për qytetarët e Leposaviqit

Përkundër lumenjve të shumtë malore, qytetarët e komunës së Leposaviqit s’ kanë furnizim të rregullt me ujë. Ndërprerjet e furnizimit me ujë gjatë kohëve të verës janë të shpeshta në këtë komunë, ndërsa pjesët më të larta të qytetit janë pa ujë pothuajse tërë ditën gjatë kësaj periudhe.

Ndërtimi i një fabrike uji në këtë komunë filloi në vitin 2002, e vendosur në Tvrgjan. Ajo paraqet një nga objektet i cili ka qenë në proces të ndërtimit më së gjati në Leposaviq. Që atëherë janë ndërruar gjashtë udhëheqës lokalë ndërsa fabrika e ujit është hapur tri herë në mes të fushatave zgjedhore. Ndërtimi ka vazhduar për 17 vjet dhe objekti akoma s’ ka përfunduar. Në vitin 2017 u rindërtua burimi në vendin Treshnjica, në kufi me Komunën e Brusit, ndërsa kandidati për Kryetar të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, në atë kohë kishte paralajmëruar që vitin tjetër, respektivisht 2018, do të fillonte faza e dytë e projektit me të cilën përgjithmonë do të zgjidhej ky problem i madh. Problemi ka mbetur, ndërsa premtimi i dhënë qytetarëve s’ është përmbushur.

Banorët e Leposaviqit Urosh Nikolliq dhe Ivan Vuçkoviq, të cilët jetojnë në pjesët më të larta të qytetit, theksojnë se janë mësuar të mos kenë ujë, veçanërisht në stinën e verës, megjithatë befasohen pse kjo filloi të ndodhte edhe “jashtë sezonit të mungesës së ujit”. 

“Vitin e kaluar ne s’ kishim as një pikë ujë për katër ditë dhe në të gjitha këto kushte një person ka nevojë të funksionojë, gjë që është me të vërtetë e vështirë,” thekson Urosh Nikolliq.

 Ai shton se  s’ i shlyejnë borxhet ndaj ujësjellësit. 

“Unë do të them se do të jem i pari, i pari që do të paguaj atë faturë uji Po qe se dikush arrin të më furnizojë që të kem ujë në shtëpi”, thotë ai.

Ivan Vuçkoviq ka një pyetje të qartë për kryetarin e komunës.

 ” E di që ky problem s’ fillon prej tij, jam i vetëdijshëm për këtë, ta bëjmë këtë mënjanim, s’ është faji i tij. Por ai mban fajin ngase s’ përqendrohet në këtë projekt. Më kot na janë asfaltuar udhët, më kot janë ndërtesat e reja që po ndërtojmë, të cilave përsëri do të ju mungojë uji. Pra, ta zgjidhim çështjen më madhore. Dhe do ta pyesja a po bëhet ndonjë gjë për këtë çështje dhe kur duhet të presim që kur të lëshojmë ujin, uji të jetë në rregull si për nga cilësia bakteriologjike dhe kimike, dhe sigurisht që të jetë me bollëk”, thotë ai.

Edhe një problem i madh i shkakton kokëçarje qytetarëve të Komunës së Leposaviqit është llumi i Trepçës, i cili ndodhet disa qindra metra nga qendra e Leposaviqit, në një vend të quajtur Bostanishtë.

Për vite me rradhë aty shkaktohen  probleme të mëdha për banorët, veçanërisht të fshatrave Gornji Krnjin, Kutnje, Kajkovë dhe Tvrgjan. Për shkak të erërave të forta, pluhuri i ndotur me metale të rënda rrezikon jetën çdo ditë, e gjithashtu u shkakton dëme të mëdha bujqve në këtë zonë. 

Banorët e fshatit Gornji Krnjin preken më së shumti nga problemi i hedhjes joadekuate të llumit nga flotacioni i xehes së Trepçës në Leposaviq dhe siç thekson Zllatko Sekulliq, një banor i këtij fshati, në periudhën kur fryjnë erëra të forta, kushtet e jetesës bëhen të padurueshme. 

“Ky problem ekziston prej se di unë për vete. Megjithatë, në vitet e fundit ky problem po rritet ngase llumi po rritet. Sipërfaqja e llumit është shumë më e madhe se sa ka qenë më parë, në përgjithësi, kemi një problem në rritje dita ditës”, paralajmëron Sekulliq.  

Banorët e fshatit Gornji Krnjin vazhdimisht i janë drejtuar  komunës, drejtuesve të Trepçës, por edhe të gjithë atyre që merren me mbrojtjen e mjedisit, por pa sukses.

 Banorët nënshkruan një peticion me Komunën e Leposaviq për zgjidhjen e çështjes së llumit, i cili, siç thonë ata mbeti vetëm në letër.

Banorët theksojnë se ujërat e zeza nga llumi në Leposaviq derdhen në lumin Ibër, kryesisht në orët e para të mëngjesit, gjë që tregon për një katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë dhe se të gjithë banorët e komunave në pellgun e këtij lumi janë të rrezikuar. 

“Vetë lumi (Ibri) është i ndotur në përmasa katastrofale. E shohim çdo ditë që ata lëshojnë tepricat nga ato tuba drejtpërdrejt në Ibër, gjë që lë pasoja katastrofale në biosistemin në lum. s’ ka nevojë të flitet për madhësinë e problemit, ne kemi një problem tejet të madh. E gjithë komuna e Leposaviqit e ka këtë problem dhe mendoj se është një nga problemet më të mëdha, Po qe se jo problemi më madhor i Komunës së Leposaviqit”, theksoi Sekulliq.

Banorët e Gornji Krnjin thonë se do të luftojnë me të gjitha forcat për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe për të rikthyer kushtet themelore për jetën. Një nga zgjidhjet që udhëheqësit e Trepçës u premtuan më herët, ishte sistemi i spërkatjes, i cili, të paktën pjesërisht, do të zbuste shpërndarjen e pluhurit nga llumi, me të cilën ishin pajtuar edhe banorët, por që s’ u zbatua kurrë. Llumi rritet dita ditës dhe bashkë me të edhe problemet për mijëra banorë.

Mungesa e transparencës dhe heshtja e kritikëve

Përveç problemeve konstante të lartpërmendura, ka edhe të tjera. Megjithatë, qytetarët shmangin bisedën për to që të mos kenë më vonë problem me qeverisjen lokale. Ekziston edhe frika e humbjes së punës, frika për sigurinë e familjes, duke pasur parasysh që jetojnë në veri të Kosovës, ku sundimi i ligjit s’ është në një nivel të lakmueshëm, e as liria e fjalës. 

Banorët e fshatrave Bistricë dhe Qirkoviq, të cilat ndodhen në shpatet e Kopaonikut, në kufi me Serbinë, prej vitesh përballen me një rrugë të keqe zhavorri. 

Sipas vendasve, udhëheqja komunale u premtoi atyre asfaltimin e udhës në gjatësi prej 1500m. Madje kishin sjellur edhe makinerinë e rëndë, por për një arsye ata i kanë kthyer ato makineri, theksojnë banorët. 

udha e paasfaltuar
FOTO- Filip Radojeviq

Në fshatin Donji Krnjin janë dy degë të udhës, njëra çon në varrezat e fshatit dhe kishë, ndërsa tjetra në shkollë. Në vitin 2017, disa ditë para zgjedhjeve, udhëheqja e Komunës së Leposaviq, e udhëhequr nga ish-kryetari Dragan Jabllanoviq, kryen të gjitha punimet tokësore në aksin që çonte në varreza, por edhe pse premtuan, asfalti mungoi. 

Pushteti u ndërrua, banorët i drejtoheshin udhëheqjes së re komunale, të udhëhequr nga Zoran Todiq, e cila pohonte se udha ishte në kontest gjyqësor dhe se ata s’ mund ta përfundojnë atë pjesë derisa zgjat procesi

Po të njëjtin vit, 2017, ish-udhëheqja kreu punë të njëjta në fshatin Gornje Jarinje në udhën që shpie në fshatin Galaçnik.

Ky aks u asfaltua në tetor të vitit 2020. Banorët e Donji Krnjin janë të interesuar të dinë se si është e mundur që udha në këtë fshat të jetë në kontest gjyqësor, ndërsa udha për në Galaçnik jo.

udha e paasfaltuar në Donji Krnjin FOTO- Filip Radojeviq

Ish-kryetari i komunës, Dragan Jabllanoviq tha se udha për në varrezat në Donji Krnjin s’ është në kontest gjyqësor.

në këtë kohë qeverisja aktuale s’ i është përgjigjur asnjë pyetje të drejtuar nga BIRN.

Udhëheqësit aktual komunal në krye me Zoran Todiqin i kishte premtuar banorëve të këtij fshati ndriçimin e udhës për fshatin Vasoviq në 2018 në një takim të mbajtur në shkollë fillore. Disa ditë pas takimit u shënjuan vijat në udhën ku do të vendoseshin shtyllat e ndriçimit dhe me këtë u ndal. s’ ka ndriçim, ndërsa vijat e shtyllave janë fshirë ndërkohë.

pranë udhës kryesore Leshak-Leposaviq, në vendin e quajtur Drensko pole, është një objekt me sipërfaqe prej 600 metra katrorë. Qëllimi fillestar ishte të shndërrohej në një frigorifer ku do të mund t’i depononin produktet e tyre prodhuesit e mjedrës nga Komuna e Leposaviqit. Më 30 korrik 2017 objektin e kishte dorëzuar në përdorim kryetari i atëhershëm i komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Sot s’ dihet për çfarë shërben ky objekt, por dihet që s’ është frigorifer.

Banorët e fshatit Gornji Krnjin janë në rrezik çdo ditë kur duan të kalojnë urën në lumin Ibër. Disa vite më parë, rritja e nivelit të lumit kishte dëmtuar shtyllat mbajtëse të kësaj ure, e cila lidh një pjesë të Gornji Krnjin me fshatin Dren.

Ura në Leposaviq
FOTO- Filip Radojeviq

Edhe pse i janë drejtuar vetëqeverisjes lokale disa herë, si me gojë ashtu edhe me shkrim, s’ hasën në mirëkuptim për të zgjidhur këtë problem. Vetëm banorët kujdesen për mirëmbajtjen e urës. duhet përmendur që fëmijët kalojnë çdo ditë këtë urë gjatë udhës për në shkollë. ndërsa siguria e fëmijëve është pikërisht ajo për të cilën frikësohen banorët e këtij fshati. 

Ura e dëmtuar në Leposaviq.
FOTO-Filip Radojeviq

Rinovimi i ndërtesës së Komunës së Leposaviqit filloi në vitin 2015, rindërtimin e kishte nisur Dragan Jabllanoviq, ish-kryetari i komunës. Në atë kohë, Drejtoria për Urbanizëm s’ kishte lëshuar leje për ndërtimin e dy kateve të tjera, kështu që punimet u pezulluan. 

Më 24 mars 2018 ministri i atëhershëm Ivan Todosijeviq dhe Kryetari i Komunës Zoran Todiq nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi në emër të MAPL-së dhe Komunës së Leposaviqit për financimin e përbashkët të projektit të rindërtimit dhe mbindërtimit të ndërtesës së administratës komunale në Leposaviq. Mbetet e paqartë se si u krijuan kushtet në periudhën 2015-2018 që ndërtimi të vazhdojë. 

Objekti i Komunës së Leposaviqit

Auditori gjen keqmenaxhim në prokurim nga Komuna e Leposaviqit

Megjithëse komunarët e Leposaviqit kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjeve të BIRN, problemet në këtë qeverisje lokale janë identifikuar edhe nga auditori.

Në raportin për vitin 2019 janë vërejtur keqmenaxhim në prokurim pasi thuhet se 

të paktën pesë kontrata në shumën 3,231€, të cilat ishin bërë për disa departamente të komunës, komuna kishte nënshkruar kontrata individuale me vlerë minimale për furnizime të ngjashme, në vend se të bëhej me një kontratë përmes procedurave të hapura. 

Gjithashtu, sipas auditorit, komuna gjatë vitit 2019 ka bërë pagesa  për 19 të punësuar nga departamenti i zjarrfikësve me kontrata të përfunduar me 28.02.2019 dhe dy nga stafi për shërbimin civil për të cilën kontratat s’ ishin azhurnuar aspak nga viti 2012. Vlera e paguar për vitit 2019 në mungesë të kontratave të azhurnuara ishte 104,764€. 

 

(Udhëheqësve të Komunës së Leposaviqit u janë dërguar pyetjet në lidhje me këto probleme dhe zgjidhjen e tyre, por s’ kemi marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.) 

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura s’ përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).



Related posts