Prof. Hamdi Ramadani: Coronavirusi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm – koha për veprim është tani!


Situata e pandemisë në Kosovë, është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Coronavirusi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, virusi tani po qëndron më gjatë në trup, duke vënë jetën tonë në rrezik, mirëpo po ka edhe gjithnjë e më shumë simptoma

Pacientët, të cilët gjatë disa javëve të fundit janë sëmurë nga coronavirusi, po luftojnë me virusin edhe deri në tri javë, pra, më gjatë se më herët, në këtë kohë simptomat e COVID-19 janë më të ndryshme se në fillim të epidemisë, thotë Ish-Drejtori i Klinikës Infektive dhe Profesori i Infektologjisë, Hamdi Ramadani, për Telegrafin.

Kolla e thatë, dhembja e fytit, temperatura e ngritur, molisja, humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijeve, gulçimi, jashtëqitja e hollë – të gjitha këto janë simptoma të coronavirusit. Mirëpo, në këta muaj janë të pranishme edhe infeksione të tjera respiratore, por edhe alergji, të cilat mund të krijojnë konfuzion.

Prof. Ramadani, shpjegon që në këtë moment është e vështirë të thuhet me saktësi çfarëdo qoftë, por këshillon qytetarët ndjekin simptomat, të mos bëjnë panik, përderisa s’ do të thotë që patjetër keni coronavirusin, Nëse teshtini dhe kolliteni apo ju dhemb fyti.

Shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID-19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e ekspozimit ndaj virusit, por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje, ndonëse virusi vazhdon të të jetë mes nesh” thotë Prof. Ramadani.

“Më befason grupi i njerëzve të cilët sëmuren, njerëzit e rinj, kjo më huton. Fëmijët janë brenga e veçantë jona dhe gëzimi ynë. Qëndrimi në natyrë dhe në ambient të sigurt do t’i kontribuojë zhvillimit psikomotorik të fëmijëve. Është e sigurt që transporti publik gjithmonë është vendi i rrezikut për transmetim jo vetëm të infeksioneve me coronavirus, por edhe me infeksione të tjera respiratore.

Interaksionet sociale me të sëmurët asimptomatik, të cilët janë në numrin më të madh, bartin rrezik të caktuar dhe ky është shkaku përse mjekësia rekomandon respektim të vazhdueshëm të të gjitha masave të preventivës”, thotë Prof. Ramadani.

“Është shumë me rëndësi t’i zbatojmë rregullat e thjeshta dhe sjelljes së duhur: të vazhdojnë masat e distancimit fizik, pastërtia e duarve, mbajtja e maskave! Në këtë moment, s’ ekziston vaksinë specifike apo mënyrë për mjekim nga kjo sëmundje. Por,në shumë laboratorë dhe spitale po kryhen testime dhe studime klinike për ilaç eventual apo vaksinë.

“Kosova është ndër vendet me numrin më të ulët të testimeve që kryhen në 24 orë, për të diagnostikuar personat e prekur nga COVID-19 dhe sigurisht sipas një vlerësimi, me 200 mijë të infektuar. Është dashur të bëhen më shumë teste, në 1 mijë banorë nevojitet 90 ose 100 teste në mënyrë që të shohim situatën sesa është numri i të infektuarve. Është koha që autoritetet shëndetësore të sigurojnë aparaturat përkatëse për analiza, të sigurojnë tretman e mjekim të dinjitetshëm, të dëgjojnë specialistët dhe të veprojnë sipas këshillave të tyre”, ka deklaruar Ramadani.

Mjekët dhe stafi shëndetësor po punojnë pa u ndalur që prej fillimit të pandemisë, por edhe Institucionet nevojitet patjetër të bëjnë në tërësi punën e tyre, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes. specialistët shëndetësor patjetër nevojitet të formojnë qëndrimet e tyre dhe ekziston një disharmoni e deklaratave të cilat s’ mund të tolerohen më. Ndaj, është imediate të implementojmë ato metoda që ne i dimë se funksionojnë. Në thelb të kësaj është gjurmimi i hershëm, izolimi, testimi i të dyshuarve dhe, Nëse është e mundur, kurimi i tyre pa paragjykime dhe stigma.

Poashtu lexo: Çfarë i bën coronavirusi organizmit tonë: Si ta dallojmë, si të mbrohemi, nga çka duhet të frikësohemi?

Meqenëse siç po pritet që virusi do të kthehet në vjeshtë, Prof. Ramadani, për Telegrafin, ka treguar se në çfarë mënyre do të jemi të gatshëm ta presim, dhe si të forcojmë sistemin e imunitetit.

“Na mbetet që në periudhën e cila është para nesh të shohim se a do të qetësohet vërtet epidemia apo do të riaktivizohet. Ka shumë gjasa që kur të vijë vjeshta të kemi gjithashtu edhe gripin sezonal, mund të shohim një efekt sezonal edhe te coronavirusi, por ndonëse s’jemi ende të sigurt, atëherë pritet të shohim një valë të dytë. Përvojat nga periudha prej disa muajsh pas nesh na flasin në favor të asaj që jemi krejtësisht të gatshëm për përballje me sfidat e pandemisë dhe kemi evoluar në raport me frikën fillestare dhe frikën nga pasiguria”.

Kur pritet fundi i epidemisë? “Dëshiroj të shpreh frikën dhe gatishmërinë time, përderisa s’ kam përgjigje të vërtetë dhe qetësuese. Fjala është për ekuacionin me shumë të njohura dhe të panjohura, prandaj është e pamundur tani të sqarohen të gjitha dhe të jesh i bindshëm për çdo gjë”.

– Planeti është vërshuar nga COVID-19; mbi 16.5 milionë është numri i të infektuarve me coronavirus në botë, kurse mbi 7600 në Kosovë; kufijtë shtetërorë janë të hapur, njerëzit udhëtojnë apo migrojnë dhe është evidente përhapja e infeksionit. Virusi ka kaluar barrierën e llojit dhe ka hyrë në popullatën humane dhe ne tani pas tij jemi “rrugë qorre”. Si edhe shumë viruse shtazore, ai do t’i përshtatet situatës së sapokrijuar e cila do të mundësojë shumim (përsëritje) dhe mbijetesë, me siguri, pa vdekshmërinë e konsiderueshme të të infektuarve.

– Ushqimi i drejtë dhe i rregullt me ushqimin e patrajtuar jo të modifikuar gjenetikisht bashkë me punën dhe pushimin e mjaftueshëm dhe me më pak stres do të forcojmë imunitetin tonë”, ka thënë dr. Ramadani

Meqenëse kemi ende dilema të shumta, kur është fjala për coronavirusin, ajo që është e sigurt është që do të detyrohemi të mësohemi të jetojmë me të, por edhe të ndryshojmë sjelljen duke u kujdesur si për veten ashtu edhe për të tjerët. Me siguri jemi nga fundi, çdo pandemi është vetërregulluese. Ky virus do të humbet.

Do të dëshiroja që, megjithatë, kur të kalojë pandemia, leksionet më të rëndësishme të cilat do t’i mësojmë të jenë derisa shteti të jetë në shërbim të atyre të cilët janë më të pasur, s’ do të ketë shëndetësi të mirë për shumicën e popullatës; se shëndetësia e mirë është e shtrenjtë, por që, arsimimi, në çdo shoqëri nevojitet patjetër të jetë prioritet dhe që çdo ditë ta trajtojmë sikur nesër do të shpërthejë epidemi e re, edhe më e keqe se e mëparshmja; që të investojmë në punëtorët shëndetësorë edhe atëherë kur në shikim të parë s’ na nevojiten dhe jo që të kujtohemi për ta dhe t’ua rrahim krahët vetëm atëherë kur askush tjetër më shumë se ata s’ mund të na shpëtojë; që do të kemi aq liri sa jemi të gatshëm që të luftojmë për të.

Të mos harrojmë: kur liria e humbur njëherë është shumë vështirë të fitohet përsëri”. /Telegrafi/

The post Prof. Hamdi Ramadani: Coronavirusi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm – koha për veprim është tani! appeared first on Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

COVID-19 i kushton turizmit 320 mld $ në 5 muajt e parë të 2020 |Revista Monitor

Tue Jul 28 , 2020
Kriza e koronavirusit i ka kushtuar sektorit të turizmit global 320 miliardë dollarë fitime të munguara në pesë muajt e parë të 2020, duke kërcënuar jetesën e miliona njerëzve – thotë Organizata Botërore e Turizmit. Sasia e të ardhurave të humbura mes janarit dhe majit është “tre herë më e […]