Profesioni i Mjekut dhe Popullata e paedukatë

Shkruan: Herolind Çeliku
Gjatë praktikimit të profesionit tuaj si Mjek do të ndodh me qindra herë që të përzihen në profesionin tënd njerëz të cilët nuk dinë as shkrim dhe lexim pra analfabetët do të mundohen të diktojnë punën tuaj të Mjekut sidomos gjatë punës së praksës së përgjithshme. 
Ju si Mjek do ta kuptoni që në mjekësinë primare 90% e pacientëve nuk vinë të kontrollohen por vinë të marrin injeksione dhe infuzione pra ju nuk do të bëni profesionin tuaj por do të bëheni një ”dorë automatike” e cila shkruan receta për injeksione intramuskulare, intravenoze, infuzione etj. 
Dhe nëse nuk e bëni do të kërcënoheni në forma të ndryshme nga pacientët saqë mund të ketë edhe sulme fizike ndaj jush. 
Edhe nëse thirrni organet e rendit prap se prap ata do të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dhe nuk ju mbështesin aspak. Pra që në fillim të punës tuaj pacienti vjen nga shtëpia me mendjen për të marr çka të dëshiron ai dhe jo çka mjeku mendon se është më mirë për të. 

loading...
Pacienti pa trokitur fare futet në dhomën e doktorit dhe pa e përshëndetur fare thotë kam ardhur për injeksion duke dërdëllitur mua nuk më kalon pa injeksion. Dhe nga ky reagim i pacientit ti menjëherë e merr zhgënjimin duke menduar se pacienti mendon që nuk ka ardhur tek mjeku por në një supermarket në të cilin mund të marrë çfarë të dëshirojë?


Lexo edhe: 6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *