Profilet ekzistuese të Arsimit Profesional s’ analizohen nga relevanca


Greva e Arsimtareve Shkolla Elena Gjika Sbashk 006

[ad_1]

Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm ka vërejtur mangësi sa i përket analizimit dhe shqyrtimit të relavancës së profileve ekzsituese që ofrohen në Instuticionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Kosovës.

Sipas Auditorit, një pjesë e profileve kanë interesim shumë të vogël të nxënësve dhe profilet miratohen si të mirëqena nga Ministria dhe neglizhohet fakti që një pjesë e tyre pezullohen nga IAAP-të për vite të caktuara, pavarësisht faktit që për ato profile ka interesim të madh të nxënësve dhe ka kërkesa nga tregu i punës.

“Në komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajt është evidentuar se në disa prej profileve ka mungesë të interesimit të nxënësve. Shumë profile kanë më pak se 15 nxënës të regjistruar gjatë vitit shkollor 2019/20, e në disa raste, si në 5 nga profilet e shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj, numri i nxënësve të regjistruar është më i vogël se 10”, thotë Auditori.

Më tutje, janë evidentuar disa profile të cilat pezullohen për një numër të caktuar të viteve shkollore dhe pastaj aktivizohen sërish.

“Pezullimi ka ndodhur pavarësisht interesimit të madh të nxënësve dhe kërkesave të vazhdueshme të tregut të punës për të diplomuarit nga ato profile.  Një rast i tillë është pezullimi i profilit teknik i dhëmbëve gjatë vitit shkollor 2019/20 në shkollën “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, pavarësisht që s’ ka pasur një arsyetim të dokumentuar për pezullim”, ka theksuar më tej Auditori.

Auditori ka shtuar se Po qe se marrim për bazë numrin e regjistruar të nxënësve në këtë profil gjatë viteve shkollore 2017/18 dhe 2018/19, shohim se janë regjistruar mesatarisht rreth 70 nxënës secilin vit shkollor, gjë që tregon për interesimin e madh për profilin në fjalë.

Tutje në raport të Auditorit është thënë se shkaktar që disa prej profileve ekzistuese vazhdojnë të funksionojnë me numër të vogël të nxënësve dhe pa iu nënshtruar asnjë modifikimi apo rishikimi, si dhe fakti që disa prej profileve pezullohen nga IAAP-të pavarësisht faktit që për to ka kërkesa të shumta për regjistrim nga nxënësit, është fakti që divizionet e caktuara në Ministri s’ kontestojnë asnjëherë profilet ekzistuese që ofrohen në Instuticionet e Arsimit Profesional.

“Këto divizione po ashtu s’ marrin për bazë para aprovimit të konkurseve trendin e regjistrimeve apo mangësi të tjera të atyre profileve. Tek profili teknik i dhëmbëve Ministria ka treguar neglizhencë dhe s’ ka vënë re që ky profil do të pezullohet dhe s’ do të regjistrojë nxënës në vitin shkollor 2019/20. Këto mangësi bëjnë që nëpër IAAP të shfrytëzohen kapacitete njerëzore dhe financiare në profile të cilat kanë numër tejet të ulët të nxënësve dhe të cilat jo domosdoshmërish përfaqësojnë kërkesat e tregut të punës”, thuhet më tej.

Gjithashtu, ZKA thotë se  Ministria investon në burime njerëzore dhe financiare për rishikimin e të gjitha kurrikulave të profileve të AAP-së, përfshirë të profileve të tilla me mungesë të lartë të interesimit të nxënësve, në vend se të shqyrtojë arsyet e mungesës së atraktivitetit dhe kërkesës për këto profile.

“Duke treguar neglizhencë ndaj pezullimit të profileve që kanë interesim të nxënësve dhe janë të kërkuara nga tregu i punës, Ministria injoron vazhdimësinë e profileve të suksesshme dhe të cilat janë në përputhje me nevojat e tregut të punës”, ka nënvizuar auditori.



[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!