Projekti “Hap-pas-Hapi” drejt menaxhimit të emocioneve të vështira


loading...

“Hap-pas-Hapi” është një program për mbështetjen e njerëzve që përjetojnë emocione të vështira. Ky program bazohet në njohuritë shkencore dhe ofrohet nëpërmjet një aplikacioni në formën e një tregimi dhe ushtrimesh. 

E Shtunë, 11 Korrik 2020 – 12:30
Armend Berisha

© Armend Berisha/albinfo.ch

Projekti për aplikacionin “Hap-pas-Hapi”, në realizimin e të cilit marrin pjesë dy universitete – i Cyrihut dhe ai Freie Universität Berlin – i kushtohet popullatës shqiptare në Zvicër dhe në Gjermani. “Emocionet vështira si mërzia ose stresi janë shumë të përhapura tek njerëzit në të tërë botën. prandaj “Hap-pas-Hapi” – në gjuhën shqipe – synon të ndihmojë personat shqipfolës, që jetojnë në Zvicër dhe në Gjermani, të përballojnë dhe të menaxhojnë më mirë këto emocione”, thotë në intervistën e saj për albinfo.ch. Mag. phil. Mirëlinda Shala.

Albinfo.ch: A mund të na tregoni pak rreth projektit “Hap-pas-Hapi”?

Mirëlinda Shala: Në ditët e sotme aplikacionet e telefonave dhe interneti janë të pranishëm kudo dhe rëndësia e tyre në fushën e promovimit të kujdesit shëndetësor po rritet gjithnjë e më shumë.

“Hap-pas-Hapi” është një program për mbështetjen e njerëzve që përjetojnë emocione të vështira. Ky program bazohet në njohuritë shkencore dhe ofrohet nëpërmjet një aplikacioni në formën e një tregimi dhe ushtrimesh. Dhe tani ne po e vlerësojmë programin në një projekt kërkimor.

Albinfo.ch: Si erdhi deri tek ky projekt-studim? 

Mirëlinda Shala:Aplikacioni u zhvillua nga Freie Universität Berlin, përmbajtja (d.m.th. tekstet dhe ilustrimet) u sigurua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe u përshtat për popullsinë shqiptare nga Universiteti i Cyrihut. Origjinali në gjuhën angleze quhet “Step-by-Step” dhe ofrohet si pjesë e studimeve shkencore në vende dhe gjuhë të ndryshme. Projekti ynë hulumtues përqendrohet në versionin në gjuhën shqipe të quajtur “Hap-pas-Hapi”.

Albinfo.ch: Kujt i dedikohet ky projekt, dhe cili është grupi i synuar në këtë hulumtim?

Mirëlinda Shala:Emocionet e vështira si mërzia ose stresi janë shumë të përhapura tek njerëzit në të tërë botën. “Hap-pas-Hapi” – në gjuhën shqipe – synon të ndihmojë personat shqipfolës, të cilët jetojnë në Zvicër ose Gjermani, të përballojnë dhe të menaxhojnë më mirë këto emocione.

Albinfo.ch: Cili është qëllimi i studimit? Çka synoni të arrini nëpërmjet projektit “Hap-pas-Hapi”?

Mirëlinda Shala:Qëllimi i studimit tonë është të krahasojmë dy versione të programit për të zbuluar se cili version është më i pranueshëm dhe cili ndikon më mirë.

Albinfo.ch: Përse ky studim i ofrohet popullatës shqiptare në Zvicer dhe Gjermani? Dhe pse keni zgjedhur t’a realizoni pikërisht në këto dy shtete? 

Mirëlinda Shala:Studimi është rezultat i një bashkëpunimi midis Universitetit të Cyrihut në Zvicër dhe Freie Universität Berlin në Gjermani. Në këto dy vende, ne morëm miratimin nga Komiteti i Etikës për të kryer studimin. Meqenëse ky është një studim relativisht i vogël, donim të fusnim në kornizë vetëm këto dy vende. Në të ardhmen pritet që do të ketë më shumë hulumtime në lidhje me përshtatjen kulturore të ndërhyrjeve psikologjike, të cilat mund të zbatohen edhe në vendet e origjinës ose në vendet tjera të diasporës shqiptare.

Albinfo.ch: Kush bën pjesë në ekipin e angazhuar në këtë projekt?

Eva Heim

PD Dr. Eva Heim drejton grupin e Psikologjisë Klinike Kulturore në Universitetin e Cyrihut. Që prej përfundimit të studimeve, ajo është marrë me tema kërkimore në Psikologjinë Klinike në kontekste të ndryshme kulturore, p.sh. në Bolivi dhe në Liban. Ajo ishte përfshirë kryesisht në zhvillimin e versionit të “Hap-pas-Hapi” në gjuhën angleze dhe po koordinon një studim shkencor me këtë ndërhyrje në Liban.

Mirelinda Shala

Mag. phil. Mirëlinda Shala është në fazën e fundit të doktoraturës së saj në Universitetin e Cyrihut. Ajo ishte e përfshirë kryesisht në procesin e përshtatjes kulturore të programit “Hap-pas-Hapi” për shoqërinë shqiptare. Në bazë të koncepteve ekzistuese teorike dhe metodave në Psikologjinë Klinike Kulturore, ajo shoqëroi programin nga origjinali në gjuhën angleze, drejt përkthimit e deri në krijimin e një versioni në gjuhën shqipe. Në disertacionin e saj kumulativ, të cilin ajo e boton në revista shkencore ndërkombëtare, ajo i prezanton, përveç procesit të përshtatjes kulturore të “Hap-pas-Hapi-t”, edhe një studim mbi konceptet kulturore të vuajtjes brenda komunitetit shqiptar në Zvicër.

Dipl.-Psych. Sebastian Burchert është punonjës shkencor në Freie Universität Berlin.

Si pjesë të veprimtarisë së tij në fushën e Psikoinformatikës në Departamentin e Ndërhyrjes Klinike-Psikologjike, zoti Burchert koordinon zhvillimin e infrastrukturave IT për studime shkencore në lidhje me aplikacione shëndetësore dixhitale, siç është “Hap-pas-Hapi”. Në kuadrin e doktoraturës së tij, zoti Burchert zhvillon dhe vlerëson koncepte që synojnë të mbështesin sistemet e kujdesit shëndetësor në sigurimin shëndetësor të grupeve vulnerabël nëpërmjet përdorimit të ofertave dixhitale.

Imer Pnishi

MSc. Imer Pnishi sapo ka përfunduar studimet master për Psikologjinë Klinike në Universitetin e Cyrihut. Më pas do të fillojë trajnimin për psikoterapist. Teza e tij e masterit, e cila ishte e mbikëqyrur nga Dr. Eva Heim dhe Mag. phil. Mirëlinda Shala, adreson shkaqet e stresit emocional tek të rinjtë shqiptarë në Zvicër.

Njohuritë e marra nga teza e masterit ishin të rëndësishme për përshtatjen kulturore në “Hap-pas-Hapi”. nëpërmjet tezës dhe bashkëpunimit të masterit të tij për projektin “Hap-pas-Hapi”, ai ishte në gjendje të zbulonte interesin e tij për Psikologjinë Klinike Kulturore. Në të ardhmen, ai dëshiron të kontribuojë në hulumtimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve psikologjike. Për shkak të prejardhjes së tij të migracionit, tema është shumë afër zemrës së tij për të ndihmuar migrantët e brezave të tjerë dhe me origjina të ndryshme. Ai gjithashtu u dha zërin dy personazheve në tregimet e “Hap-pas-Hapi-t”.

Albulena Musa

BSc. Albulena Musa

Albulena Musa është duke përfunduar studimet master në Psikologjinë Klinike dhe Shëndetësore, si dhe Neuroshkencat Konjitive në Universitetin Fribourgut.

Në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut Albulena Musa është duke punuar temën e saj të masterit, me të cilën specializohet në psikoterapinë transkulturore dhe ekzaminon motivimin për psikoterapi të popullatës dhe kulturës shqiptare në ndërhyrjet vetë-ndihmëse. Rezultatet e hulumtimit të saj u përdorën në zhvillimin e “Hap-pas-Hapi”. Ajo mbështet projektin “Hap-pas-Hapi” si bashkëpunëtore shkencore në organizimin, implementimin, pjesëmarrjen në takime, punëtoritë e planifikimit dhe rekrutimin.

Anna Hoxha

Anna Hoxha po përfundon ciklin Bachelor në Psikologji në Freie Universität Berlin dhe punon si studente ndihmëse në projekt. Ajo mori pjesë në procesin e përshtatjes kulturore të programit “Hap-pas-Hapi” dhe kryesisht u kujdes për krijimin, përkthimin dhe korrigjimin e teksteve në gjuhën shqipe.

Për më tepër, ajo organizoi diskutime në grupet e fokusit për të vlerësuar programin nga personat shqiptarë në Berlin. Së bashku me Mag. phil. Mirëlinda Shala ajo i drejtoi dhe moderoi grupet e fokusit Dhe pastaj ajo i analizoi vlerësimet për të përmirësuar tregimin në “Hap-pas-Hapi”. Ajo gjithashtu i dha zërin e saj të bukur një karakterit në tregime.

Albinfo.ch: Përmendet edhe aplikacioni smartphone, në kuadër të studimit “Hap-pas-Hapi”. A mund të na tregoni pak për përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të këtij aplikacioni?

Mirëlinda Shala:Në program, pjesëmarrësit e studimit do të lexojnë një histori të shoqëruar me fotografi dhe audio dhe do të përfundojnë disa ushtrime të thjeshta ndërvepruese për t’i ndihmuar të menaxhojnë sfidat emocionale. Gjithashtu do të inkurajohen të praktikojnë në jetën e tyre të përditshme teknikat që mësojnë në program.

Albinfo.ch: Çfarë bashkëpunimi keni me mjekët shqiptare të kësaj fushë në Zvicër, dhe a kanë qenë ata të përfshirë në këtë projekt?

Mirëlinda Shala:Ne punojmë me specialistë shqiptarë që nga fillimi i projektit. Ata na japin këshilla dhe sugjerime të vlefshme mbi kulturën shqiptare dhe nevojat e popullsisë së emigrantëve shqiptarë në të dy vendet, Zvicër dhe Gjermani.

Gjithashtu i kemi ftuar disa herë për t’ua prezantuar programin nëpërmjet diskutimeve në grupin e fokusit.

Ata vazhdojnë të na mbështesin në kërkimin e personave që janë të përshtatshëm për të marrë pjesë në studim e për të provuar aplikacionin “Hap-pas-Hapi”.

Albinfo.ch: Dhe për fund, për çka do të përdoren apo thënë më mirë ku do të mund të implementohen të gjeturat e këtij studimi?

Mirëlinda Shala:Në këtë studim, ne duam të zbulojmë se cili nga dy versionet e “Hap-pas-Hapi” që kemi zhvilluar ndikon më mirë. Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron ta bëjë programin në dispozicion në të tërë botën për njerëzit të cilët s’ kanë ose kanë vetëm qasje të kufizuar në shërbimet e shëndetit mendor. Rezultatet tona do të ndihmojnë për të optimizuar programin.

Intervistën e realizoi Armend Berisha



Related posts:

KOSID falënderon deputetët që nisën hetimin mbi hidrocentralet në Kosovë
Kryeqyteti mban primatin me numrin e infektimeve nga COVID-19
Dalin rezultatet nga testimet për COVID-19 në 24 orët e fundit
Nënkryetari i Mitrovicës nga VV në ndejën ku gjuhet me pistoletë
Në Bruksel do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve afër Deçanit
Bukuroshja shqiptare u kurorëzua si mbretëresha e re e Sllovakisë në “Miss 2020”
Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës lë partinë e Ramush Haradinajt
Përveç jolegjitime është edhe joserioze
Gjakovë, 30 pacientë me COVID-19, 2 me respiratorë
Hoti dhe Vuçiq s' kanë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë
Viza pune dhe rregullat për punëtorë në Gjermani
Pejë, vidhen dy arka me para në xhami
Oda e Infermierëve ngushëllon vdekjen e dy punëtorëve shëndetësorë nga COVID-19
Shtime, gjendet mjeti shpërthyes i Luftës së Dytë Botërore
Gjendet e pashpërthyer një predhë mortaje në Prizren
Klinë, i mituri dyshohet se therri tre burra
Infermieri i Mitrovicës vdes nga COVID-19
Inspektorati Policor flet për rastin e rrahjes së dy policëve me dy qytetarë në Ferizaj
Fatlumin e refuzuan në punë prejse është njeri me "temperament jugor"
Rrufeja mbyt burrin në Kamenicë
Fushë Kosovë, gruaja që vdiq dje kishtë rënë nga kati i pestë
Negociatorja për paqe në Afganistan i shpëton një sulmi
Shqipëri, ambulanca përplas fëmijën
Vazhdon paqartësia dhe protestat në Bjellorusi
Edhe Kroacia bëhet vend rreziku: Kërkohet testi negativ i Covid 19 kur hyni në Austri
Të hyrat vjetore mbi 50 mijë euro, Drejtori i AKP-së blen banesë me kredi
Reperi Besko: "Më mirë në Zvicër në burg sesa në arrati në Kosovë"
KS i OKB-së refuzon rezolutën e SHBA-së për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit
Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë
Malajzia do të sjellë donacion me maska dhe dorëza në Kosovë
Spanja rikthen kufizimet
Pse disa njerëz s' zbatojnë rregullat e diktuara nga pandemia?
Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë
Mali i Zi ende e kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Kosovës
Bayerni i jashtëzakonshëm, shënon 8 gola në ndeshjen kundër Barcelonës
Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë shkaku i maskës
Do të kërkoj prapë votën e deputetëve
Shënohet viktima e 220-të nga Covid-19 në Shqipëri
Ministri Kuçi e quan të turpshme mungesën e deputetëve për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomik...
Vëllai i presidentit Trump shtrohet në spital
Ligji për pandeminë - Dënimet nga 35 deri në 500 euro për mosvënie të maskës
Shkolla e Muzikës në Gjakovë pjesë e programit në sallën 'MuTh' në Vienë
Prishtina nga nesër me reduktime të ujit
s' ka kourum për votimin e projektligjit për rimëkëmbje
Pamje të reja nga shpërthimi brenda një spitali në Bejrut
‘Shka boni’ Ardiani për Gjakovën?
Haradinaj ka një porosi për Hotin për takimin në Uashington
Zgjedhjet në SHBA, shtytje e takimit Kosovë-Serbi
Takimi në Washington lajm i pritur
KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Komunën e Kamenicës
Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Partitë pro - kundër projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Projektligji për pandeminë vulën kryesore e ka nga PDK-ja
Pas hapjes së kufijve s' janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme
Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga Aeroportin 'Adem Jashari'
Lotët e Gazit që s' ia sollën investimet në turizmin e Pejës
Lotët e Gazit që s' ia sollën turizmin Pejës
Kalimi i Festivalit DokuFest në transmetim virtual
Kuvendi formon grupin hetimor parlamentar për hidrocentrale
Katër të arrestuar në Podujevë për rrahje
Kuvendi pritet të votojë që ta bëjë festë zyrtare Ditën e Egjiptianëve
Votohet ligji për parandalimin e COVID-19
Ligji për zgjedhjet të adresojë të gjitha parregullësitë
Qytetarët që vizituan Kosovën më të infektuarit në Gjermani
Mali i Zi nesër hap kufijtë me Kosovën
Media gjermane shkruan se si udhëtarët kosovarë po e bartin coronavirusin
Pas shuarjes së Ministrisë së Integrimit Evropian, Qeveria Hoti planifikon themelimin e një agjencie
Qeveria zyrtarisht heq sigurimin kufitar për diasporën dhe të huajt që hyjnë në Kosovë
Qeveria riorganizon Këshillin për Zhvillim Ekonomik, me përbërje të 30 anëtarëve
Qeveria kërkon që për festat zyrtare që bien në fundjavë të mos ketë pushim ditëve të javës
Qeveria hap kufijtë me tri shtetet fqinje
Mitrovicë, Agim Agushi do tentojë të thejë rekordin “Guinness” për zhonglim me top
Dogana kap 65 mijë euro të fshehura në pjesë të veturës në Merdare
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për narkotikë
Dëmet nga shiu, Qendra e Regjistrimit Civil në Istog e mbyllur që nga 6 gushti
Down Syndrome Kosova në prag të mbylljes, qeveria s' i përgjigjet kërkesës së tyre për ndihmë
Shteti “t’i kushtëzojë” specializantët që të mos ikin nga sektori publik
Grenell si një kauboj i financave dhe mediave, do një marrëveshje si sukses të orëve të fundit
Edhe 10 laboratorë licencohen për kryerjen e testeve serologjike
Ky është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19
24 komuna të Kosovës me raste të reja me COVID-19
Dalin shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orë
Edhe sot 8 vdekje nga COVID-19
Ekipi i RTK-së dje u pengua në Zubin Potok
Grenell si një kauboj i financave dhe mediave, do një marrëveshje të orëve të fundit
Disa policë vozisin xhipa e njerëzit që kontrollojnë kufirin s' kanë vetura për patrullim
Disa policë vozisin xhipa e njerëzit që kontrollojnë kufirin s' kanë vetura për patrullim
Vdes një grua në Fushë Kosovë, dyshohet se ra nga një ndërtesë
Kush është Vilard Bytyqi, anëtari i ri i KGjK-së?
O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë
Mbështetja e SHBA-së për dialogun, e mirëseardhur
48 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë,  një në intubim
Vdes nga COVID-19 infermierja e Spitalit të Pejës
Rasti në Karaçevë është provokim i Serbisë dhe incident diplomatik
Kuvendi zgjedh anëtarin e pestë të Bordit të RTK-së
Pejë, dënohet mësuesi i akuzuar se sulmoi seksualisht nxënëset
Kandidatët për rektor në UP do të intervistohen më 19 gusht
Kush është Driton Muharremi, anëtari i ri i KGjK-së?
OVL UÇK nis kërkesë në Kuvend për ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale
Istog, arrestohet i dyshuari pasi i dehur ofendoi policët
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *