Projektligji, Mjekëve dhe Infermierëve u heqet e drejta e dypunësimit







Ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri po pëson tkurrje, nga emigrimi kryesisht në Europë (Gjermani) ku ka pozicione pune joshëse, një ndryshim i ri ligjor po i ‘shtrëngon lakun’ kësaj kategorie.



Sipas ndryshimeve në ligjin nr.10107,  datë  30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, mjekëve që ushtrojnë profesionin e tyre në institucione publike ose jopublike shëndetësore, nuk do tu lejohet më dypunësimi.
Në relacion shpjegohet se ‘Nga urdhrat profesionistë  është  ngritur  shpeshherë  shqetësimi  që  persona  të  ndryshëm  kanë  më  shumë  se  një  profesion  në  fushën  e  shëndetësisë,  duke  e  bërë  kështu  fiktiv  ushtrimin  e  dy  ose  më  shumë  profesioneve.  Për  këtë  arsye  është  propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar’.


Një tjetër ndryshim përcakton edhe certifikimet e trupave shëndetësore, si dhe parashikon sanksione specifike për drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike,  në  rast  se  profesionistët  e  punësuar  në  to  nuk  përmbushin kërkesat  e programit të certifikimit.


Ja ndryshimet ligjore si më poshtë:
Neni 16 përcakton ndryshimin e nenit 31, si më poshtë vijon:
1.Profesionistët e shëndetësisë ushtrojnë profesionin e tyre në të gjitha strukturat shëndetësore ku ofrohet kujdes shëndetësor, publik ose jopublik, sipas standardeve profesionale dhe etike të shërbimit të kujdesit shëndetësor, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
2.Profesionistët e shëndetësisë, të cilët kanë përfituar më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, nuk mund t’i ushtrojnë njëkohësisht këto profesione. Këta profesionistë deklarojnë profesionin që duan të zgjedhin pranë urdhrave profesionistë përkatës, duke pezulluar në këtë mënyrë të drejtën e ushtrimit të profesionit/profesioneve të tjera.
Neni 17, parashikon shtimin e një neni 31/1, lidhur me pranimet në institucionet e kujdesit shëndetësor publik të profesionistit shëndetësor si më poshtë vijon : 
1.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në parimet e meritës, të konkurrimit të hapur dhe të trasparencës.
2.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në kriteret dhe procedat e konkurrimit, të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. 
3.Profesionistët e shëndetësisë, anëtarë të Urdhrit të Infermierit, të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në institucionet e kujdesit shëndetësor publik,emërohen sipas renditjes në portalin “Infermier për Shqipërinë”. Procedurat e rekrutimit dhe të emërimit nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë”, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe kryhen nga institucioni përgjegjës për këtë qëllim.
4.Drejtuesit e institucioneve të kujdesit shëndetësor publik emërohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, sipas procedurës së përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Drejtuesi i emëruar i institucionit të kujdesit shëndetësor është i detyruar të kryejë trajnimin e detyrueshëm për drejtim dhe administrim të institucionit të kujdesit shëndetësor nga institucioni përkatës, i ngarkuar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
Neni 18, përcakton ndryshimin e nenit 33, Edukimi i vazhdueshëm profesional, si më poshtë vijon:
1.Ministria përgjegjëse për shëndetësinë krijon program të detyrueshëm për edukimin e vazhdueshëm profesional, i quajtur “Programi i Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”. Profesionistët duhet të mbledhin një numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, sipas procedurave dhe kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është procesi që profesionisti i shëndetësisë përfundon me përmbushjen e kritereve të programit të certifikimit, i cili përputhet me afatet kohore të licencimit.
2.Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të detyruar që t’i nënshtrohen edukimit të vazhdueshëm, për të përditësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e kujdesit shëndetësor.
3.Profesionistit të shëndetësisë, që nuk përmbush kriteret e programit të certifikimit, i pezullohet/ndërpritet kontrata me institucionin shëndetësor dhe nuk i rinovohet leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri profesional përkatës. Rifitimi i lejes së ushtrimit të profesionit bëhet vetëm pasi profesionisti i nënshtrohet provimit të certifikimit.
4.Provimi i certifikimit zhvillohet nga komisionet e provimit të certifikimit, të ngritura pranë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Rregullorja për organizimin e provimit të certifikimit miratohet nga Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm. Tarifat e provimit të certifikimit janë të njëjta me ato të provimit të shtetit dhe të ardhurat nga provimet e certifikimit u kalojnë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
5.Institucionet e kujdesit shëndetësor duhet të lehtësojnë edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të tyre. Ato janë të detyruara të hartojnë dhe të zbatojnë programe të akredituara të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e tyre.
6.Në rast se profesionistët e punësuar në institucionet publike të kujdesit shëndetësor nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit, për drejtuesit e tyre merren masa disiplinore deri në lirim nga detyra. /Monitor

Related posts:

Testimi për COVID-19 në Kosovë edhe në laboratorët privatë
Nisë pagesa e 170 eurove për qytetarët dhe bizneset
Shtëpia, banesa dhe veturat e Ardian Gjinit
Policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba në trafik për 24 orë
Parashikimi i motit për këtë javë
Gjermania shënon vetëm një viktimë nga COVID-19 për 24 orë
SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR PO JU PRET!
Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, kapet i dyshuari
Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa rrymë nga mesnata deri në mëngjes
Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19
Prizren, shoferi i dehur kërcënon policët
Muriçi pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premier Ligës
​Qershitë shërojnë reumën dhe cermën
Situata me pandeminë, vendi po shkon shpejt drejt krizës humanitare
Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana
Gjakovë, një grua keqtrajtohet psikikisht
VIDEO: Gërmi, gjarpri në shteg të këmbësorëve
Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it
VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi
Projekti për shkëmbim të territoreve ka humbur jetën, por jo ideja
Profesionistet nga diaspora, iniciativë për të ndihmuar gratë shqiptare
Në ShBA, mbi 5 milionë të infektuar me coronavirus
3 mijë e 976 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Vendimi për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike
Studiuesi sugjeron kurse integrimi për zviceranët: "ata po mbeten pakicë"
Selmanaj u kundërpërgjigjet partnerëve të koalicionit: Kryeministri
Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Lutfi Haziri ngushëllon dy familje gjilanase që humbën familjarët e tyre në betejën me COVID-19
Shqiptarja kandidate në zgjedhjet e 13 shtatorit në Gjermani
Suspendohen dy policë, s' mbyllën një lokal që theu masat kundër pandemisë
Sot më pak të shëruar sesa të infektuar me COVID-19
Nga këto komuna të Kosovës janë të infektuarit e rinj me coronavirus
Jakup Krasniqi shërohet nga coronavirusi
Përzien frenat me "gazin": Lëndon veten dhe kosovarin e pafajshëm
188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
12 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend
Gjakovë e Rahovec, arrestohen pronarët e 4 restoranteve, s' respektuan masat kundër COVID-19
Austria, një vend përrallor edhe për pushime verore
Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët
Vdes një person i infektuar me COVID-19
Organizuan dasma në restorantet e tyre, dënohen me nga 3 milionë lekë pronarët
Vdes në QKUK pas lëndimeve që pësoi duke kontrolluar një objekt në Prizren
Në Spitalin e Gjakovës 32 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi
Policia shqiptoi mbi 1.000 tiketa për kundërvajtje në trafik
Patrullimi në Karaçevë, i paautorizuar
43 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Prizren, mosrespektimi i masave kundër COVID-19, mbyllen 7 lokale, shqiptohen 691 fletëparaqitje
Prizren, gjuajtje me armë gjatë ahengut familjar
Vrasje në tentativë në Skenderaj, 8 të arrestuar
Një i vrarë në Prishtinë
Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit
Indi, 7 të vdekur nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për COVID-19
Moti sot, me diell e vranësira, vende-vende me shi
Një vikend i qetë sa i përket pandemisë, por na e prishi xhandarmëria serbe
Pamje – Shiu shkakton dëme në disa fshatra të Shtimjes
Britani, Shqiptari i propozon të dashurës martesë, i digjet banesa nga qirinjtë
Alternativa kërkon BDI-ja të shkojë në opozitë, Po qe se të gjitha partitë shqiptare hyjnë në pushte...
Qytetari rrëfen për dhunën e zyrtarëve policor gjatë arrestimit të tij
Drita fiton ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve
Pamje – Lumi në qendër të Shtimes i mbushur përplotë me bërllok
Bahtiri akuzon Qeverinë për tubimin e Moziku-t
Zemaj premton përkrahje në menaxhimin e pandemisë në komunat e Luginës së Preshevës
Xhandarmëria serbe ka hyrë dy herë brenda këtij viti në fshatin Karaçevë
Andrea Pirlo trajner i Juventusit
Prishtinë, një person gjendet i vdekur në veturë
Qeveria po dialogon për njohje reciproke, por Agim Veliu i referohet shtetit fqinj me 'Republika e S...
Hyrja e xhandarmërisë serbe është vetëm një patrullim i përbashkët me KFOR-in
Gjermania fut kontrollet e detyrueshme për udhëtarët që kthehen nga Kosova
Qeveria tregon ditën kur do nisë pagesa e 170 eurove
Katër të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19
Xhandarmëria serbe ka hyrë rreth 300 metra në Kosovë
s' ka vend për deklarata pompoze e defilime në vendgjarje pa e njohur ngjarjen
Shpërndarja e albumit nga Mozzik, grumbulloi numër të madh njerëzish në Gjakovë
Futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, KFOR jep sqarimet
Javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19
Pas raportimeve në media, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Ndërhyn Qeveria, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Në sy të Policisë Mozzik promovon albumin e tij në kohë pandemie
Trafikim me njerëz, arrestohen 10 gra dhe pronari i një hoteli në Dobërdol
Regjisori i 'The Simpsons' do i bashkohet programit virtual të Anibarit këtë edicion
Heronjët e Kosovës, Thaçi nderon 21 policët e rënë në detyrë
Sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19 në Kosovë
COVID-19, 45 pacientë në QKUK në gjendje kritike
Rastet me COVID-19 nëpër komuna
Juventusi e shkarkon Maurizio Sarrin
Mbi 10 mijë qytetarë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë
Ramush Haradinaj u 'kundërpërgjigjet' xhandarmërisë serbe, viziton Karaçevën e Kamenicës
12 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Shënohen edhe 190 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kufiri në Ristovc nevojitet të jetë Me kusht që doni mos me e pa xhandarmërinë serbe
rrugët në lagjen Mati 1 në kryeqytet në gjendje të mjerë
Reagon PDK për hyrjen e trupave serbe në Kamenicë
Dënojmë ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Kosovës, lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qe...
Gjykatat në Serbi vazhdojnë t'i ftojnë qytetarët kosovarë për vuajtje të dënimeve
Jemi duke e ngritur nivelin e komunikimit me Bujanovcin
Prishtinë, një personi i hapin faqe në rrjete sociale
Zemaj nis takimet në Bujanovc
Lirohet veterani i UÇK-së i ndaluar në Turqi
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj mjekëve: Dënim maksimal agresorëve

Thu Mar 7 , 2019
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë aktin barbar të dhunës ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Z.D, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë. Kjo nuk është hera e parë që bluzat […]