Prokurorët s’ duhet të ndikohen nga fotografitë e liderëve me qytetarë

loading...


Selim Selimi, ministër i Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me fotografinë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, me njërin prej të akuzuarve për fajde, Gjon Kqiraj, tha se prokurorët s’ duhet të marrin si sinjal fotografitë e liderëve me qytetarë.

Selimi në intervistë për KALLXO.com tha se detyra e liderëve është që të kërkojnë votën nga qytetarët dhe se fotografitë e tilla nga ta s’ duhen të merren parasysh nga prokurorët.

“Unë mendoj që edhe prokurorët edhe gjykatësit  s’ duhet të ndikohen nga politika. Ata s’ duhet të ndikohen nga këto fotografi. Ata kanë punën e vet, hetimet e veta, dënimet e veta. Ata s’ duhet t’i marrin si relevante këto fotografi të liderëve politikë me qytetarë të ndryshëm”, tha Selimi.

Sipas tij asnjë lider s’ ka një data-bazë mbas vete me prapavijën e personave që takojnë.

“Mund të jetë sinjal për prokurorët. Por unë e di që as kryetari Haradinaj as kryetari Veseli, as kryetari Mustafa s’ ecin me një data-bazë të personave dhe prapavijën e tyre”, tha ai.

 

Para disa ditësh, Ramush Haradinaj e kishte publikuar një fotografi në Facebook nga vizita që i kishte bërë familjes Kqira në Prizren.

Por, në njërën fotografi ishte edhe njëri prej të akuzuarve për fajde, Gjon Kqira, fotografi e cila më pas u fshi nga Haradinaj. por e cila la gjurmë në profilin e tij.

Haradinaj në këtë takim i ndau familjes Kqira medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Kqiraj është i përfshirë në rastin ’Kristal’, i cili është njëri ndër rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.

Kqiraj ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg për veprën penale organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm dhe me 1 mijë e 500 euro dënim me gjobë për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Në këtë rast të akuzuar përveç Gjon Kqirajt janë edhe Tunë, Marjan, Gjekson, Gëzim, Kastriot Kqira, Edison Oma dhe Benson Buza të akuzuar për veprat penale krim i organizuar lidhur me veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhoz te paligjshëm, detyrim, fajde, armëmbajtje pa leje.



Related posts