Prokurori i Hagës kërkon që gjykimi i Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të mos vonohet më shumë se deri në shtator 2021

loading...


Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson i kishte propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj eprorëve të UÇK-së të filloj në qershor të 2022-ës.

Madje ai kishte deklaruar se pasi që “gjërat kanë zakon të mos ecin ashtu siç planifikohen”, gjykimi do të mund të fillonte dhe në janar të vitit 2023.

Por një propozim të tillë e ka kundërshtuar Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi që, sipas tyre, vonesat në fillimin e procesit gjyqësor të kërkuara nga mbrojtja s’ janë të justifikuara dhe as në përputhje me interesin e procedurave të shpejtimit dhe të drejtës së dëshmitarëve dhe viktimave për një gjykim të arsyeshëm në kohë.

Ndonëse sipas Prokurorisë, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e parasheh një afat të arsyeshëm kohor që mund ta kërkoj i akuzuari për të përgatitur mbrojtjen e tij, sipas Prokurorit të Specializuar Jack Smith, koha e kërkuar nga mbrojtja është e pa arsyeshme.

Madje sipas Prokurorisë, deklarata e mbrojtësit të Kadri Veselit, se mbrojtja duhet të ketë në dispozicion kohë të mjaftueshme për tu përgatitur lidhur me akuzat, aq sa ka pasur edhe Prokuroria për të përgatitur akuzën, sipas Prokurorit të Specializuar Jack Smith është tërësisht i gabuar.

Smith thekson se gjatë asaj kohe, Zyra e Prokurorit të Specializuar s’ ka punuar vetëm në lëndën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit por që në hetim ka pasur edhe shumë raste të tjera.

Në kundërshtimin e këtij propozimi, Prokurori i Specializuar ka argumentuar me arsyetimin që sipas tij, detyra e Prokurorisë është shumë më e rëndë posa e mbrojtjes, kjo pasi që Smith thotë se Prokuroria ka për detyrë zbardhjen e së vërtetës së përgjithshme, ndryshe nga ajo e mbrojtjes, që siç është shprehur Smith është vetëm mbrojtja e interesit individual të klientit.

Më tej Prokurori i Specializuar në shkresën drejtuar Gjykatës Speciale ka komentuar edhe shembullin e Tribunalit të Hagës, që mbrojtja e ka përmendur si krahasim në propozimin e tyre për dhënien e kohës së duhur për fillimin e procesit gjyqësor.

Sipas Prokurorisë, Tribunali i Hagës ka qenë Tribunali i parë ndërkombëtar i mbajtur pas Tribunalit të Nurembergut dhe se dy rastet e para të paraqitura në këtë Tribunal ishin të anëtarëve të UÇK-së.

andaj Prokuroria deklaron se që atëherë është mësuar shumë për tu siguruar që ecuritë të jenë më efikase dhe më të shpejta, por gjithnjë të drejta.

Në argumentimin e tyre Prokuroria ka papërmendur edhe rrezikun në të cilin ka thënë se mund të viheshin dëshmitaret për shkak të prolongimit të kësaj çështje.

Prokurori i Specializuar Jack Smith në fund ka deklaruar se mbrojtjes duhet t’i jepet kohë e arsyeshme për t’u përgatitur për gjykim, por që duhet të kihet parasysh që kjo kohë duhet të jetë me muaj e jo me vite.

andaj duke u bazuar në këto arsye, Prokurori Jack Smith nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të filloj në verë të vitit 2021 apo më së largu deri në shtator të 2021-ës.

Aktakuza ndaj katër krerëve të UÇK-së ishte konfirmuar me datë 26 tetor 2020.

Sipas kësaj aktakuze pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë esë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Jack Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe s’ kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas prokurorisë krerët e UÇK-së me anë të deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës

Pjesë e aktakuzës 68 faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushinik ishte arrestuar një person nga pjesëtaret e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë natë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc. Sipas prokurorisë gjashtë burra ishin arrestuar, rrahur dhe vrarë dhe eshtrat e tyre s’ ishin parë më kurrë.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serb në Malishevë. Sipas aktakuzës në korrik të vitit 1998 një grup prej 11 të arrestuarish serb u transferuan në një dhomë në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së e më pas ishin qëlluar dhe vrarë.

Prokuroria e Specializuar në këtë aktakuzë s’ e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion sipas Prokurorit të Specializuar gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Një tjetër person sipas aktakuzës kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec, ata sipas aktakuzës ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre ndërsa s’ ishin parë më kurrë.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e si përmendura sipas prokurorit të Specializuar është përgjegjësia komanduese.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat të cilat u vihen në barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjithçka që dukuri rreth Gjykatës Speciale gjatë dy javëve të fundit

 



Related posts