Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
nenat bebe

Aroma e butë e një të porsalinduri te prindërit ngjall ndjenja të forta dhe i inkurajon ata të kujdesen për të.

Aroma e bebes është si droga për femrat të cilat janë programuar në mënyrë evolucionare që të lidhen me fëmijën dhe ta mbrojnë atë.

Sa më shumë që të rritet fëmija, efekti i “aromës” dobësohet, posaçërisht në moshën e adoleshencës pas ditëlindjes së 14-të.

indian mother smelline newborn baby 1296x728 header

Dhe derisa prindërit kënaqen me aromën e trupit të bebes së tyre, rrallë ndonjë prind mund ta thotë këtë për aromat trupore të fëmijëve të tyre adoleshentë apo pas adoleshencës.

Kur fëmija bëhet i aftë të kujdeset për veten, aroma e këndshme më s’ ka rëndësi, kështu që ky element biologjik i kujdesit për fëmijë humb rëndësinë e tij me kalimin në moshën e rritur.

baby back w555 h378 e1614694060463

Fëmijët e rritur kanë erë ndryshe për shkak të hormoneve që ndikojnë tek ata në pubertet, aroma e parfumit, rruajtja, pirja e duhanit ose e alkoolit me të cilin eksperimentojnë ndërsa rriten.

Leave a Reply

You cannot copy content of this page