Pse bie niveli i vitaminës D ?
Njerëzit të cilët nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D mund të kenë mungesë për ndonjë nga këto arsye:
👉Ekspozimi i pamjaftueshëm ndaj dritës së diellit
👉Pigment më i errët i lëkurës
👉Kequshqyerja
👉Dështimi i veshkave ose i mëlçisë, i cili e pengon trupin të përpunojë siç duhet vitaminën D
👉Medikamente të caktuara
👉Një histori familjare e mungesës së vitaminës D ose kalimi i rakitatsit në fëmijëri
Për më tepër, disa njerëz kanë gjendje shëndetësore që e bëjnë të vështirë për ta përthithjen e vitaminës D, duke përfshirë:
👉Sëmundja inflamatore e zorrëve (sëmundja e Crohn ose koliti ulceroz)
👉Sëmundja celiake
👉Fibroza cistike
👉Personat që kanë kryer operacione bariatrike për humbje peshe
👉Njerëzit të cilëve u janë hequr pjesët e zorrëve të vogla (reseksioni)
👉Një gjendje që prek pankreasin, siç është pamjaftueshmëria ekzokrine e pankreasit
👉Është sugjeruar se mungesa e vitaminës D mund të luajë një rol në kushte të caktuara, të tilla si fibromialgjia, sindroma e lodhjes kronike dhe skleroza multiple
Mjekësia nuk ka kufi studimet ende vazhdojnë.
Sjellë për ju përmes YaleMedicine.
Sinqerisht
Dr Vjollca Dedushaj Fazliu
+38345343477