Pse disa bebe lindin me peshë të ulët❓
Bisedo me mjekun se si mund të shmangen problemet që lidhen me peshën e ulët të bebes❗
Nëse një bebe në lindje peshon më pak se 2.5 kilogram, konsiderohet se ka peshë të ulët. Kjo ndodh më së shpeshti kur një bebe lind para kohe, por mund të ketë edhe faktorë tjerë të cilët bëjnë që një bebe të mos e arrijë peshën e duhur trupore. Mund të jetë ndonjë faktor që e çrregullon funksionin e placentës, shtatzëna mund të ketë shtypje të lartë të gjakut, mund të ketë sëmundje të ndryshme si psh preeclampsia, nënë mund të jetë duhanpirëse etj.
Bebet me peshë të ulët në lindje janë të rrezikuara që të aspirojnë lëngun amnial i cili mund të jetë edhe mekonium, gjë që shkakton probleme serioze me frymarrjen, e ul nivelin e sheqerit në gjak dhe dukshëm ndikon në uljen e temperaturës trupore të bebes.
Nëse bebja ka peshë të ulët në lindje është më pak e rrezikshme se sa nëse bebja është në termin dhe lind me peshë të ulët. Nëse bebja lind në termin dhe ka peshë të ulët, atëherë duhet hulumtuar për ndonjë shkak që ka penguar rritjen e mjaftueshme të bebes.
Bebet me peshë të ulët në lindje patjetër që duhet të ushqehen me qumësht gjiri. Është fenomen i jashtëzakonshëm se si qumështi i gjirit i përshtatet jashtëzakonisht nevojave që ka bebja e posalindur. Është fascinuese se si qumështi i gjirit ndryshon përmbajtjen nëse bebja ka lindur para kohe gjë që ndikon dukshëm edhe në rritjen e bebes, por edhe në imunitetin e saj.
Burimi: Poliklinika “Dr.Memli”