© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Qumështi , Produktet e qumështit

Pse disa njerëz nuk ndihen mirë kur pijnë qumësht ose konsumojnë produkte të qumështit ?

Qumështi është i shëndetshëm dhe ka kalcium, proteina, kalium, fosfor, vitaminë D, vitaminë B12, vitaminë A, riboflavinë, niacinë etj. Por, disa njerëz kanë probleme kur pijnë qumêsht ose hanë produkte të qumështit.

Intoleranca në laktozë zhvillohet kur organizmi nuk mund ta tretë qumështin dhe produktet e qumështit. Laktoza është sheqeri i qumështit i cili duhet të tretet në traktin gastrointestinal në mënyrë që të përthithet dhe të shfrytëzohet si burim i energjisë. Enzima që e tretë laktozën quhet laktazë dhe mungesa e kësaj enzime bën që të shfaqet intoleranca në laktozë.

Të posalindurit dhe fëmijët e kanë laktazën me ndihmën e së cilës e tretin qumështin e gjirit, kurse me moshë ulet niveli i laktazës dhe në moshë të rritur shfaqet më shpesh intoleranca në laktozë.

Simptomat e intolerancës në laktozë janë nauzeja, ngërqet e barkut, zhurmat e zorrëve, fryerja e barkut dhe barkqitja që shfaqen 30 minuta deri 2 orë pas ngrënies së ushqimeve që kanë laktozë. Manifestimi i simptomave varet nga sasia e laktozës së konsumuar dhe prania e lakrazës në traktin tretës.

Konsultohuni me mjekun nëse keni ankesa të tilla! Ekziston laktaza në formë të tabletave ose pikave, por rekomandohet që të shmanget qumështi dhe produktet e qumështit./ Dr.Rreze – Endokrinologe / Gazeta Shëndeti

Qumësht, Qumështi , Produktet e qumështit

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.