[ad_1]
Mjalti është një ushqim i lashtë që përdoret shumë edhe ditëve të sotme.
Mjalti është ushqimi antibiotik më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja dhe përveçse është shumë i shëndetshëm është dhe shumë i shijshëm dhe i kombinueshëm për një mëngjes perfekt.
Një lugë mjaltë përmbanë 64 kalori, s’ ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.
Përdorimi i mjaltit në vazhdimësi do iu sjell shumë të mira shëndetësore.
Këto janë disa prej tyre:
Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
Lufton kundër anemisë.
Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripërave e ftohjeve.
Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, kurse trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.
Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.
Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, kurse konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën./21Media
[ad_2]