Pse duhet t’a vizitoni Gastroenterologun ?


fryrjaebarkut

Shkruan: Dr. Genc Paçarizi – Gastroenterologu

* PSE DUHET TË VIZITONI GASTROENTEROLOGUN!!!

* Dhimbje, djegie prapa dërrasës së gjoksit (heartburn)
Kjo dhimbje mund te manifestohet me shqetësime në fyt, hapsiren e gojes, vesh. Ndodh kur aciditeti prej lukhti kthehet ne ezofag ( kapercall).Nëse keto simptoma shfaqen më shumë se 2 herë në jave atëher mund të jenë shenjë e sëmundjes së refluxit gastrooesophageal(GERD)
GERD nëse nuk trajtohet mund të shkaktoj probleme serioze duke përfshirë inflamacion kronik të ezofagut, probleme me frymarrje ndonjeher edhe te rrahura te shpejta te zemres!

* Gurët në qesken e vrerit ( idhëz)
Dhimbje e pjeses se siperme te barkut apo me shpeshë nën harkun e djathtë ndërbrinjor. Personat obezë , të moshuarit dhe gratë shtatëzëna janë më të predispozuar të kenë gurë në idhëz. Varësisht prej madhësis së tyre trajtimi bëhet kirurgjik ose medikamentozë.

* Intoleranca në Laktozë
Dhimbjet e barkut, fryerje barku, barkëqitje, gazra dhe shqetësime tjera në stomak menjëherë pas konsumimit të qumështit apo produkteve të tij mund të jenë shenjë e intolerancës në laktozë.Këto simptoma mund të jenë nga të lehta deri tek ato më të rënda.

* Sëmundja e Celiakisë
Sëmundje gjenetike që karakterizohet me alergji në gluten.Gluteni është një protein që gjendet në grurë, thekër dhe elb.Keta persona mund të kenë dhimbje barku, fryerje barku, anemi, diarre etj.

* Sëmundjet inflamatore të zorrëve .
Dhimbje barku, diarre ujore ose me gjakë , lodhje , dhimbje e kyqeve, ethe etj mund të jenë simptoma dhe shenja për sëmundje të Morbus crohn dhe Kolitit ulceroz. Diagnostifikimi me kohë i këtyre sëmundjeve dhe trajtimi adekuat mund të mundësoj që këta persona të kenë kualitet normal të jetës dhe të parandalohen komplikimet.

* Skreningu për kancer kolorektal

Gastroenetrologu juaj duhët të kërkoj skrening për kancer të zorrës së trashë edhe nëse ju nuk keni simptoma.Të gjithë personat prej moshës 45-50 vjeqare duhet të fillojn të bëjnë kontrolle të rregullta për kancer të zorrës së trashë.Zbulimi i hershëm shpëton jetë
#mjekuilukthit #semundjaeceliakise #kanceriizorressetrash #semundjetinflamatoretezorreve #intolerancanelaktoze #guretneidhez #dhimbjebarku #dhimbjelukthi #gastroenterologu #GERD #semundjaerefluxitgastroezofageal #ezofagu #lukthi #OSG #Malishevë

048/888/662

error: Content is protected !!