© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Që nga lashtësia, vaji dhe ekstrakti i farave te kungullit
njiheshin për vlerat e tyre shëruese. Dikur këto fara përdoreshin për të
luftuar krimbat e zorrëve. Por konsumi i tyre parandalon këto sëmundje.

Luftojnë kancerin

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e
kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të
kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit
dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur
në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë
konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i
kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës
së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë
nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave
kancerogjene.

Zbusin simptomat e menopauzës

Po qe se jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të
humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një
zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e
kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të
papritura të humorit.4. Janë të mira për humbje të peshës.

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat
janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit
përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë
më të gjatë. Megjithatë, nevojitet t’i konsumoni me kujdes, meqë një filxhan me
fara përmban rreth 285 kalori.

Reduktojnë kolesterolin

Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë
nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, kurse nivelin e kolesterolit të
përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i
droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në
tru.

Mbrojnë nga diabeti (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit)

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura
yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit
të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës.
Ekspertë të shumtë diabetikëve u këshillojnë fara të kungullit si ushqim për
konsumim të përditshëm.

Lehtësojnë artritin

Shkencëtarët kanë’ vërtetuar se farat e kungullit kanë
ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Po qe se vuani nga artriti,
për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të
lehtësoni simptomat e tij.

[ad_2]

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.