Pse fëmijët nuk duhet të pijnë kola?
Gjatë 10 minutave të para, sheqeri që ndodhet në këtë pije (rreth 11 lugë sheqer në një pije) e sulmon organizmin, por nuk shkakton vjellje, sepse acidi fosforik ia lehtëson shijen e ëmbël.
Pas 20 minutave pankreasi prodhon insulinën me shumicë dhe mëlqia sheqerin e shëndron në yndyrë.
Pas 40 minutave organizmi e ka përthithur kofeinën, bebëzat e syrit zgjerohen, rritet shtypja e gjakut dhe shkaktohet pagjumêsia.
Pas 45 minutave rritet prodhimi i dopaminës e cila e stimulon qendrën e kënaqësisë në tru (ngjashëm vepron edhe heroina, ndonëse në masë më të shprehur).
Para katër viteve prodhuesi i koka kola e ndryshoi formulën dhe e uli nivelin e 4-metilmidazës për shkak të efektit kancerogjen (kjo ia jep ngjyrën kësaj pijeje).
Është interesant se të njëjtën substancë e hoqi edhe pepsi, por vetëm për tregun në ShBA.
Burimi: Poliklinika “Dr.Memli”