Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Frymëmarrja e keqe gjatë natës lidhet direkt me mungesën e salivas. Saliva është një substancë e lëngshme e cila prodhohet vetvetiu në gojën tonë gjatë ditës, mirëpo gjatë natës prodhimi i saj pakësohet ose s’ prodhohet aspak.

Mungesa e salivas në bën gojën e thatë dhe kësisoj marrim frymë jo mirë. Kur goja jonë është e hapur gjatë natës, bakteriet e kanë më të lehtë të depërtojnë në të për shkak të thatësisë që krijohet brenda saj. Pas hyrjes së tyre, bakteriet fillojnë të përzijnë proteinat, aminoacidet dhe ushqimin e mbetur në gojë, ashtu që të gjitha së bashku bëjnë që goja jonë të kundërmojë.

Padyshim, mënyra se si flemë ndikon shumë në këtë proces. Të fjeturit me gojë hapur mundëson të gjitha këto reaksione të sipërpërmendura.

Mbi të gjitha, si një mënyrë që të ndalohet ose reduktohet aroma e keqe e gojës në mëngjes, është mirë që t’i pastrojmë dhëmbët para se të shkojmë në shtrat dhe të mësohemi të bëjmë gjumë me gojë të mbyllur. /familjajone

[ad_2]

You cannot copy content of this page