© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
shtatezania

Pse harrojnë shtatzënat?

Tash kur jeni shtatzënë a ju ndodh që 🔸️harroni ku e keni lënë çantën,
🔸️ose hyni në dyqan dhe nuk ju kujtohet se çfarë donit që të blenit,
🔸️harroni se keni pasur një takim, 🔸️ktheheni në shtëpi sepse keni frikë mos e keni lënë shporetin ndezur
🔸️… e ndonjëherë e harrroni edhe numrin tuaj të telefonit?

Një fakt interesant është se nëse bebja juaj është vajzë, gjasat janë që të harroni më tepër se sa shtatzënat që e kanë beben djalë.🙂

Sipas hulumtimeve truri juaj gjatë shtatzënisë funksionon ndryshe dhe aspekti emocional është shumë më i theksuar se më parë.

Krahas kësaj gjatë shtatzënisë ju shpeshherë nuk fleni rehatshëm, zgjoheni shpesh gjatë natës, e ndieni veten të lodhur dhe keni mungesë të energjisë.

Si rrjedhojë është e kuptueshme që truri e ka shumë më të vështirë që tē përqëndrohet.

Është e vërtetë që sidomos në tremujorin e tretë të shtatzënisë zvogëlohet edhe vëllimi i qelizave të trurit… prandaj shpesh e harroni edhe rreshtin e fundit në librin që jeni duke e lexuar.

Ndoshta më parë ju jeni krenuar se i dinit përmendsh numrat e telefonit dhe nuk kishit nevojë që t’i shkruanit artikujt që duhet t’i bleni në dyqan, kurse tash e harroni edhe emrin e shitëses në dyqanin ku bleni qe disa vjet rresht.

A duhet të bëheni merak për këtë gjë?

Jo, truri juaj do të funksionojë si më parë disa muaj pas lindjes.

Por, si mund t’i tejkaloni këto situata?

✅Mos e merrni këtë punë me shumë shqetësim! Nëse stresoheni ju përkundrazi e ngarkoni trurin tuaj edhe më tepër.
✅Shkruani, mbani shënime! Shkruani obligimet tuaja të përditshme dhe ngjitni letrën në një vend të dukshëm, psh në frigorifer ose në pasqyrën e banjos.
✅Shfrytëzoni telefonin tuaj të mençur. Telefoni mund t’ju ndihmojë që ta organizoni ditën dhe që të mos harroni.
✅Mos e ngarkoni veten me shumë obligime! Delegoni disa obligime edhe te të tjerët.
✅Merrni me humor faktin që harroni! Punë e madhe nëse për shembull çelësin e veturës e keni lënë në frigorifer! Qeshni, nuk thuhet kot se ajo çfarë është sapuni për trupin është të qeshurit për shpirtin.
✅Hani ushqime që kanë omega-3. Ushqimet që kanë omega-3 janë të mira për trurin tuaj dhe të bebes suaj.
✅Mos merrni gingko biloba. Në barnatore mund të gjeni suplemente bimore ginko biloba, por këta “përforcues të memories” nuk janë të sigurt që të merren gjatë shtatzënisë./ Poliklinika “Dr.Memli”/ Gazeta Shëndeti

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.