Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Padyshim era e jashtëqitjes sonë s’ është kurrë e këndshme, por janë disa raste kur jashtëqitja jonë kundërmon vërtetë keq.

I pyetur për këtë, Daniel Freedberg, gastroenterolog, u shpreh se aroma e jashtëqitjes sonë është rezultat i asaj çfarë hamë dhe s’ ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë aspekt.

Gjithsesi, janë disa faktorë që luajnë rol të madh në këtë proces. Uebsajti Health, në një intervistë me gastroenterologen Christine Lee, ka evidentuar disa shkaqe se pse ndodh që jashtëqitja jonë të kundërmojë më keq se zakonisht.

Përdorimi i pijeve alkoolike

Pijet alkoolike mund të shkaktojnë shumë reaksione në stomakun tonë. Efekti i alkoolit mund të arrijë deri të zorrët tona, me ç’rast e bën aromën e jashtëqitjes sonë vërtetë toksike dhe të padurueshme.

Përdorimi i medikamenteve

Edhe medikametet mund të jenë ndikues në erën e jashtëqitjes sonë. Antibiotikët janë po ashtu ndër shkaqet se pse jashtëqitja jonë mban aromë aq të keqe.

Konsumimi i produkteve me sulfur

Edhe produktet me sulfur ndikojnë në aromën e jashtëqitjes sonë. Mishi dhe vezët janë nga produktet që përmbajnë sulfur dhe mund të shkaktojnë erë të padëshirueshme pas kryerjes së nevojes fiziologjike. /familjajone

[ad_2]

You cannot copy content of this page