Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Duket si kundër intuitës të vendosësh një synim sjelljeje e cila përfshin dëmtimin e të tjerëve. Por një libër i ri nga Simon Mccarthy-Jones eksploron përfitimet e kësaj.

“Pavarësisht që vjen nga errësira… ‘Ai’ kërkon të dëmtojë tjetrin dhe të sjellë ndryshime në dominim. Kjo mund të na ndihmojë në ndriçim,”-shkruan Mccarthy-Jones, një profesor i asociuar në psikologji klinike dhe neuropsikologji në Trinity College në Dublin.

Megjithatë ia vlen të merret parasysh spektri i plotë i sjelljes njerëzore, jo vetëm ana me diell. Psikologjia pozitive, e cila ka marrë hov që nga vitet 1990, promovon bukurinë dhe vetë-optimizmin.

‘Keqdashja’ qëndron në kundërshtim, ngase ka të bëjë me dëmtimin e të tjerëve.

malicious 2018 netflix review

Cila është ana pozitive e të qenit keqdashës?

Mund të jetë frymëzuese të imagjinoni veten si fitues dhe të mendoni për dikë tjetër si humbës. Të imagjinosh një të ardhme ku të triumfosh dhe një armik të shtypet. Ose të paktën, nganjëherë mund të jetë më tërheqëse sesa të përpiqesh të bësh një ndryshim të madh ngase është “e drejtë” ose “më mirë”. Ose, kjo ‘keqdashje’ mund të lindi kur tashmë keni provuar të bëni ndryshimin për ato arsye “të mira” dhe s’ ka funksionuar vërtet.

Ka fuqi të errëta dhe pozitive për të shfrytëzuar kur përpiqesh të bësh ndryshime, nganjëherë duhet t’i përdorësh të dyja. Për shembull, fjala “më mirë” është disi e paqartë dhe tingëllon bukur (“Unë jam duke u bërë një person më i mirë”), por “superior” ndonjëherë mund të jetë më e fuqishme, pasi tregon se ka edhe një humbës.

Ndonjëherë është e rëndësishme të kesh një humbës në mendje. Është një lloj mentaliteti i lojës me shumë zero – që unë të jem superior, dikush tjetër duhet të jetë pak inferior. Funksionon më mirë kur e imagjinoni veten tuaj ‘të vjetër’ si humbës, dhe unin tuaj të ri si fitues, por ndonjëherë një person tjetër (një armik) mund të funksionojë po aq mirë. Kjo funksionon për të gjitha llojet e zakoneve -si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ngrënia e tepërt etj. /Familjajonë/

[ad_2]

You cannot copy content of this page