© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Lëvizjet e bebes

Lëvizjet e bebes

Nuk ekziston një shabllon i lëvizjeve të bebes të cilat konsiderohen normale dhe çdo devijim nga ky shabllon të na bëjë që të shqetësohemi.

Çdo bebe është ndryshe nga tjetra, ashtu siç dallojnë edhe të rriturit nga njëri tjetri. Është mirë që ta dini se çka është normale për beben tuaj në mënyrë që të dallohet nëse ka ndonjë ndryshim nga lëvizjet që bën bebja gjatë ditës.

Mbani mend, bebja juaj NUK LËVIZ PANDËRPRERË GJATË GJITHË KOHËS!

Edhe bebja pushon dhe flen.🙂

Është e kuptueshme që bëheni merak për lëvizjet e bebes. Derisa jeni shtatzënë, lëvizjet e bebes janë i vetmi signal që ju tregon se bebja është mirë. Por, sado që të jeni e përqëndruar për t’i ndier lëvizjet e bebes, ka shumë momente gjatë ditës kur ju jeni duke bërë ndonjë punë dhe nuk e ndieni se bebja po lëviz, ndonëse ajo ka bërë me dhjetëra lëvizje gjatë asaj kohe.

Mos harroni se bebja rritet vazhdimisht dhe lëvizjet do të ndryshojnë varësisht nga pesha e bebes. 📈

Në fillim të tremujorit të dytë lëvizjet e bebes janë të lehta dhe ju mund të mos i dalloni gjatë gjithë kohës. Poashtu, në tremujorin e tretë bebja ka më pak hapësirë brenda në mitër dhe ndonëse ajo është aktive, ju do ta dalloni se lëvizjet i ka ndryshe nga më parë.

Nëse nuk e ndieni beben shtrihuni ose uluni rehatshëm në një kolltuk. Pini një pije të ftohtë dhe lëshoni një muzikë me zë të lartë. Temperatura e pijes dhe zëri i lartë bën që bebja të reagojë.🔊🎵🔔🎶

Nëse bëheni merak për lëvizjet e bebes kontaktoni ne mjekun. Mjeku mund t’i dëgjojë të rrahurat e zemrës dhe t’i përcjellë lëvizjet e bebes./ Poliklinika Dr.Memli/ Gazeta Shëndeti

Lëvizjet e bebes
Lëvizjet e bebes

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.