Shëndeti
Sat. Mar 25th, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Pse NUK DUHET të prehet kordoni i kërthizës menjëherë pas lindjes?

Pasi që lind bebja rekomandohet që të mos prehet kordoni derisa të ndërpriten pulsimet e tij ose derisa të lind placenta.

Momenti kur prehet kordoni ka ndikim të jashtëzakonshëm si për beben ashtu edhe për nënën.

Kur kordoni nuk prehet fill pas lindjes, bebja do të merr vëllim 30% më të madh të gjakut nga placenta sesa kur kordoni prehet menjëherë pas lindjes.

Ky vëllim shtesë i gjakut bashkë me qelizat mëmë dhe qelizat imunitare bën që bebja t’i përshtatet më mirë jetës jashtë mitrës.

Shumë studime kanë treguar se nëse kordoni prehet menjëherë pas lindjes çrregullohet procesi normal i lindjes dhe i mohohet bebes që të përfitojë nga placenta e cila akoma funksionon. Në këto raste rezervat e hekurit te bebja do të jenë më të vogla deri 6 muaj pas lindjes.

Mungesa e hekurit mund të ketë edhe pasoja tjera, por ajo që dihet me siguri është se mungesa e hekurit ndikon në vonimin e zhvillimit neurologjik i cili është një proces i parikthyeshëm.

Prerja e hershme e kordonit ndikon negativisht edhe te nëna, sepse gjaku i mbetur në placentë e rrit rrezikun për gjakderdhje postpartale dhe për retencionin e placentës.

A ka ndonjë rrezik nëse kordoni nuk prehet menjëherë pas lindjes?

Asnjë rrezik përveçse në disa studime të vogla është treguar se te bebet që kordoni nuk prehet menjëherë rreziku që të shfaqet verdhëza është 2% më i madh se te bebet kur kordoni prehet menjëherë.

 

Burimi: Poliklinika “Dr. Memli”

You cannot copy content of this page