Wed. Dec 1st, 2021
Shtatzënë , Vjellja Shtatzënia

Pse vazhdoni t’i keni këmbët e enjtura edhe pas lindjes ?

Shumica e shtatzënave e kanë të qartë se gjatë shtatzënisë mund të kenë enjtje, por pse ndodhë që edhe pas lindjes ato vazhdojnë t’i kenë të enjtura duart dhe këmbët⁉️

Pas lindjes një grua pret që periudha e zorshme e shtatzënisë dhe lindjes tashmë ka kaluar dhe pret që trupi i saj të kthehet në gjendjen siç ka qenë përpara se të mbetet shtatzënë.

Ndonjëherë ndodhë që të enjturit (edema) jo vetëm që nuk zhduket, por përkundrazi mund të theksohet akoma me tepër pas lindjes.📈

Është normale që të enjturit të vazhdojë edhe një javë pas lindjes.

Një grua shtatzënë ka 50% më shumë gjak krahasuar me periudhën para shtatzënisë.

Përveç kësaj sasie të shtuar të gjakut, shtatzëna shton edhe peshë dhe shumica e kësaj peshe në fakt është ujë.

Natyrisht që organizmi nuk “shkarkohet” nga gjithë kjo sasi e shtuar e gjakut dhe e lëngjeve menjëherë sapo të lind beba.

Zakonisht, lehonat shqetësohen dhe janë në ankth se përse i kanë këto edema.

Mos kini merak! Është normale që të vazhdoni të keni akoma edema edhe disa ditë pas lindjes.

Edhe nëse këpucët të cilat i keni pasur për qejfi nuk mund t’i mbathni, sepse ju bijnë të vogla ose nëse nuk mund të vendosni në gisht unazën të cilën e keni marrë dhuratë nga burri ose nëna, qetësohuni! Mos u bëni merak, sepse kjo do të kalojë.

Gati gjithmonë edemat zhduken brenda javës së parë pas lindjes./Poliklinika Dr.Memli/Gazeta Shëndeti