“Pulmologjia e pajisur me barna të mjaftueshme për të prekurit me COVID-19”


Pulmologu Flamur Marku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se personat që janë të prekur me Coronavirus dhe kanë probleme në mushkëri, nevojitet të lajmërohet te mjeku dhe të përdorin terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike.

Ai apelon te qytetarët që Në rast se kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus të përdorin Paracetamol dhe Vitaminën C, ndryshe barnat antibiotikë të mos merren pa përshkrimin e mjekut.

“Personat që janë të prekur me Coronavirus dhe kanë probleme në mushkëri, nevojitet të lajmohen te mjeku dhe të përdorin  terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike që posedojnë. Secili në bazë të gjendjes vendoset për tretmanin e mëtutjeshëm. Barnat antibiotikë mos të merren pa përshkrimin e mjekut, çka mund të merret është Paracetamol, Vitamina C apo edhe Vitamina D. Në rast se personat janë në gjendje të rëndë nevojitet të lajmohen te mjeku përkatës”, shtoi Marku.

Marku tha se Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme.

“Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme dhe shumica dërrmuese e barnave që nevojiten i kemi të pranishme. s’ mund të them se është e vërtetë përderisa rastet që janë duke pritur për rezultate mund të jetë që qëndrojnë në një dhomë mirëpo në momentin që konfirmohet se janë pozitiv ne i bëjmë lëvizjet e tyre në dhomat të cilat janë caktuar për personat me Coronavirus”, tha ai.

Sipas tij edhe pse numri i pacientëve është i madh në Pulmologji, s’ ka nevojë për panik.

Ai tha se Coronavirusi është një sëmundje e re, për të cilën ende s’ janë bërë studime të mjaftueshme për ti parë efektet pas pandemisë.

“Fatmirësisht s’ kemi nevojë të bëjmë panik dhe s’ jemi drejt kolapsit ka numër të madh të pacientëve, mirëpo kemi vende të lira përderisa pacientët që vijnë mjekohen dhe sapo të përmirësohen lirohen për në shtëpitë e tyre, shtoi Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

E sata është Kosova në listën e shteteve të botës për nga numri i infektimeve me COVID-19?

Sat Aug 1 , 2020
Me 8.330 raste të raportuara Kosova zë vendin e 86-të në listën e shteteve me të infektuar nga koronavirusi. Derisa Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë e ka përpara në listë, Shqipëria, që në fillim të pandemisë kishte shifra shumë më të larta se Kosova, tani është nëntë vende më poshtë […]
E sata është Kosova në listën e shteteve të botës për nga numri i infektimeve me COVID-19?