Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Kjo foto e bërë nga Rocco Morabito më 1967  që u quajt “Puthja e jetës”, tregon dy elektriçistët Champion Randall dhe JD Thompson në majë të një shtylle elektrike.

ndërsa bënin kontrollin rutinë, Champion preku linjën e tensionit të ulët në pjesën e sipërme të shtyllës. Mbi 4000 volt elektricitet përshkoi trupin e tij duke bërë që zemra e tij të ndalonte menjëherë (për karrigen elektrike përdoren deri në 2000 volt).

Falë pajisjeve të sigurisë me të cilat ishte i lidhur ai s’ u rrëzua përtokë dhe Thompson që ishte pas tij e mbajti dhe filloi t’i bëjë frymëmarrjen gojë më gojë. Për shkak të rrethanave s’ mund t’i bënte masazhin kardiak, por vazhdoi t’i bënte frymëmarrjen derisa arriti të ndiejë një rrahje të dobët zemre.

I zgjidhi pajisjet dhe zbriti nga shtylla duke e mbajtur shokun mbi supe. Kur zbriti, ai dhe shokët e tjerë i dhanë Champion ndihmën e shpejtë derisa frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës rifilluan. Më pas erdhën mjekët e urgjencës mjekësore dhe Champion erdhi sërish në jetë. Shoku i tij i kishte shpëtuar jetën .

Ai jetoi deri në vitin 2002 kur vdiq nga një atak kardiak në moshën 64 vjeçare.

Fotografia u publikua në të gjitha gazetat e revistat e kohës dhe fitoi çmimin Pulitzer më 1968-ën.

Ka miq që s’ janë miq,

dhe ka miq që janë më tepër se vëllezër.

7199bf9c 6dfa 4df9 bfab cd556bfb1f7d

j.l./ dita

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page