Ҫfarë duhet të bëj nëse kam infeksione të shpeshta të traktit urinar?

0

Fillimisht duhet të kontaktoni me mjekun specialist për t’u siguruar që simptomat tuaja janë infeksione të traktit urinar apo jo, pasi mund të jenë të lidhura edhe me probleme të tjera shëndetësore (si psh. te femrat mund të kemi të bëjmë me infeksione vaginale etj)

kur është vërtetuar që ju keni infeksione urinare të përsëritura, ju këshillohet të merrni një sërë masash, si:

Konsumoni më shumë ujë dhe lëngje
Urinoni menjëherë pas marrëdhënies seksuale : kjo është e rekomanduar nga shumë mjekë sepse urinimi largon mikrobet që mund të kenë kaluar nga uretra në fshikëzën e urinës
Shmangni përdorimin e spermicideve dhe diafragmave si metodë e parandalimit të shtatzënisë pasi rrisin mundësinë e infeksioneve urinare
Nëse jeni një grua në prag të menopauzës, atëherë duhet të pyesni mjekun tuaj në lidhje me nivelin e estrogjenit vaginal. Në varësi të atij niveli mund të përdorni një të rekomanduar nga vetë mjeku.
Mjekimi profilaktik me antimikrobial i rekomanduar nga mjeku. Profilaksia rekomandohet kur keni kaluar dy ose më shumë infeksione urinaresimptomatike brenda 6-muajsh dhe tre ose më shumë brenda një viti.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.