0

Infeksionet e traktit urinar, të quajtura ndryshe “ITU”, janë infeksione të cilat prekin fshikëzën urinare ose veshkat. Infeksionet e fshikëzës urinare janë më të shpeshta se infeksionet e veshkave. Ato ndodhin kur mikrobet nga uretra kalojnë në fshikëzën urinare. Ndërkohë që infeksionet e veshkave ndodhin kur mikrobet kalojnë deri në veshka. Të dy llojet e infeksioneve, si të fshikëzës urinare edhe ato të veshkave hasen më shpesh te femrat sesa te meshkujt. Shumica e infeksioneve urinare te femrat nuk shoqërohen me komplikacione dhe janë lehtësisht të trajtueshme në pak ditë, sajë trajtimit me antibiotikë. Ndërkohë te meshkujt infeksionet urinare mund të prekin edhe prostatën dhe për këtë nevojitet një trajtim me antibiotikë më i zgjatur në kohë.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment