A ЁSHTЁ INFERTILITETI SЁMUNDJE?
Vetëdija njerëzore është rritur dhe vazhdon të rritet ndër shekuj.Të gjithë jemi dëshmitarë se vetëdija e ultë njerëzore ka qenëdhe është ende shkaktar i vuajtjeve të shumta të njerëzimit sipasojë e faktit se, duke mos arritur t’i kuptojmë apo spjegojmëdukuritë e shumta negative, nuk arrijmë as t’i eliminojmë ato.
Fatkeqësisht, vetëdija e ultë njerëzore reflektohet shumë edhe nëmjekësi, e me këtë edhe në shëndetin e njerëzve. Të gjithë jemidëshmitarë të mëshehjes së shumë dukurive negative dhesëmundjeve gjatë shekujve, respektivisht të të mbajturit sekret tëtyre, për shkak të mentalitetit dhe paragjykimeve të rrethit si dhepër shkak të turpit që të flasim për to, e kjo prapë ndërlidhet me vetëdijen e ultë njerëzore.
Si shembull, personi më lehtë do të flet dhe do ta pranon se vuannga kanceri se sa ta pranon se vuan nga infertiliteti (shterpësia), gjë që flet për një vetëdije të ultë njerëzore e cila edhe më tepëre ulë mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi.
Megjithatë, një hap shumë i rëndësishëm u arrit më në fund ngaOrganizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga shoqatat relevantebotërore për shëndetin riprodhues kur u pranua se infertilitetiështë sëmundje dhe si e tillë duhet trajtuar sikur çdo sëmundjetjetër. Ky paraqiti një hap përpara në vetëdijen njerëzore dhe njëfije shprese më shumë për të gjithë ata që vuajnë nga infertiliteti, e që as vet nuk janë të vetëdijshëm se a kanë të bëjnë me njësëmundje apo me një problem privat i cili u takon vetëm atyre e jo edhe shoqërisë apo dikujt tjetër.
Prandaj, pranimi ndërkombëtar i infertilitetit si sëmundje, paraqet edhe një obligim më shumë për të gjitha qeveritëbotërore që këtë problem ta trajtojnë seriozisht e jo ta injorojnë, sikur që kanë bërë në të kaluarën. E poashtu t’i detyrojnëkompanitë e sigurimeve shëndetësore që këtë sëmundje tarimbursojnë (kompenzojnë) ashtu sikurse edhe të gjithasëmundjet e tjera njerëzore. Madje, disa shoqëri të zhvilluara, siçështë ajo kanadeze, kanë shkuar aq larg sa që iu ofrojnëdonacion gratis të spermës çifteve të homoseksualëve si dhegrave të pamartuara.
Kështu pra, me shpalljen e infertilitetit si sëmundje, iu ofrua sëpaku gjeneratave të reja të femnave dhe të meshkujve njërespekt për zgjidhjen e problemit të tyre dhe një ndihmë që taluftojnë sëmundjen e tyre e cila një kohë të gjatë ishteneglizhuar, por e cila, sipas statistikave të Organizatës Botëroretë Shëndetësisë, e prek çdo të 4- tën martesë në vendet nëzhvillim.
Pra, fatkeqësisht, deri vonë është menduar se infertiliteti ështënjë stil jetese i përzgjedhur nga vet çifti, por, me ngritjen e vetëdijes njerëzore u arrit më në fund që ky problem të pranohetsi sëmundje. Kështu që, sot infertiliteti definohet si “njësëmundje e sistemit riprodhues poçese edhe pas një periudheprej mbi 12 muajsh të marrëdhënieve të rregullta seksuale, pa përdorimin e ndonjë kontracepcioni, nuk vjen deri te shtatzania”.
Shtrohet pyetja, se çka kanë ndërmarrë qeveritë e deritanishmekosovare lidhur me këtë problem? Fatkeqësisht, sikurse edheshumë dukuri tjera mjaftë të rëndësishme për mirëqenien socialetë familjes, edhe kjo fushë pothuajse është e paprekur deri mësot tek ne. Respektivisht, vetëm para pak vitesh në Kosovë ështëaprovua ligji për Shëndetin Riprodhues, i cili madje është shumëgjysmak dhe i bërë kundër mentalitetit dhe interesave tëpacientëve kosovarë, e që edhe më shumë e vështirësonzgjidhjen e problemit të tyre respektivisht kurimin e kësajsëmundjeje, e cila në rrethanat tona madje paraqet edhe më tepërse një sëmundje serioze, kur dihet se në shoqërinë tonë njeriu pa pasardhës konsiderohet akoma si një person i pavlerë.
Madje, Kosova është i vetmi vend në regjion që pacientëveinfertilë nuk ua rimburson asnjë lloj trajtimi të kësaj sëmundje, e aq më tepër nuk ua kompenzon procedurat e frytnimit të asistuarapo IVF-it, të cilat janë mjaftë të kushtueshme dhe shpeshherëjanë e vetmja rrugë për të arritur deri te shtatzania, respektivishtderi te krijimi i familjes. E dihet se një familje e lumtur ështëparakusht për një shoqëri të lumtur.
Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Magjistër, doktor shkence dhe subspecialiste për fertilizim tëasistuar (IVF)