0

A do ta ndryshojë botën Covid-19?

Po, Po qe se ajo është e ngjashme me pandemitë e dikurshme. Epidemitë dhe sëmundjet virale, kanë diktuar rregullisht rrjedhën e civilizimit njerëzor, duke vrarë miliona njerëz, dhe duke shkatërruar ekonominë. Por kur secila prej pandemive zhduket, ajo lë pas ndryshime të thella kulturore, politike dhe shoqërore që kanë zgjatur shumë kohë më pas.

Epidemitë më të mëdha në historinë njerëzore, që përfshijnë Epideminë Atheniane, Murtajën dhe Gripin Spanjoll, e kanë shndërruan kujdesin shëndetësor, ekonominë, fenë, mënyrën e socializimit dhe mënyrën e punës. “Pas një pandemie, gjërat s’ janë kurrë të njëjta si më parë”- thotë dr.Liam Foks, ish-sekretar i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, që i ka studiuar në detaje këto epidemic, në kuadër të një libri që po shkruan. “Dhe shpërthimi epidemik aktual, s’ do të jetë një përjashtim”- shton ai.

Changed status to publish
Add a Comment