A duhet të brengoseni nëse keni dhimbje të barkut pas lindjes?
▶️ Këto dhimbje mund ta bëjnë shumë problematike periudhën disajavëshe pas lindjes.
▶️ Dhimbjet shfaqen për shkak të involucionit (tkurrjes) së mitrës.
▶️ Shkaktohen nga hormoni oksitocinë i cili prodhohet gjatë gjidhënies, prandaj ngërqet janë më të shprehura kur e ushqeni beben me gji ose kur e mbani beben në kontakt lëkurë më lëkurë.
▶️ Duket çuditshëm, por është e vërtetë se ngërqet janë më të lehta pas lindjes së parë dhe do të jenë gjithnjë më të theksuara pas lindjes së dytë, të tretë etj.
▶️ Për të lehtësuar ngërqet mund të merrni analgjetikë, por ju ndihmon nëse në bark mbani kompresa të nxehta ose një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë.
Burimi: Poliklinika “Dr.Memli”