A duhet të marrë aspirin pas një moshe të caktuar?

107 viewsKardiologjiaAspirina
0
loading...

Aspirina për parandalim primar.

A duhet të marrë aspirin pas një moshe të caktuar?

Aspirina është një nga ilaçet më të përdorura në të gjithë botën dhe zakonisht konsiderohet efektive për parandalimin sekondar, tek pacientet me sëmundje kardiovaskulare.

Në të kundërt, roli i aspirinës në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare është i diskutueshëm. Studimet e hershme për rolin e aspirinës në parandalimin primar, treguan ulje të infarktit të miokardit dhe goditjes në tru.
Megjithatë, në tre studime të mëdha të randomizuara klinike në lidhje me ndikimin aspirinës në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare treguan pak ose aspak përfitim ne parandalim te SKV, në fakt benefitet disbalancohen nga rritja e riskut për gjakderdhje.

Studimet sugjerojn që Aspirina të mos perdoret si pjesë e parandalimit primar te shumica e pacientëve. Përshkrimi i Aspirines për parandalim,primar duhet të bëhet duke u bazuar në vlersimi riskut tek rastet e selektuara me risk të lartë për ngjarje Kardiovaskulare dhe me risk te ulët për gjakderdhje.
Prandaj kontrolli i yndyrave, ndalimi tymosjes së duhanit, mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik mbesin mënyra më e mire e parandalimit.

Mos përdorni Aspirin për parandalim pa Konsulltë të Kardiologut.

📍 Enver Maloku, Rruga C, Banesat e Tregtisë – Prishtinë.
📞+383 44 162 059
#Kardiolog #Cardiologist #Prishtine

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.