0

Nëse ndodh që të shkoni më shpesh në tualet se zakonisht dhe keni dhembje ose djegie kur urinoni, mund të keni infeksion të fshikëzës, siç është infeksioni i traktit urinar, që është e zakonshme te gratë e reja. Duhet patjetër të vizitoni doktorin dhe të keni nevojë për antibiotik për ta trajtuar problemin.

Duhet të shihni doktorin nëse rrjedhja e urinimit ka ndryshuar, keni parë se keni gjak në urinë, keni nevojë për shtyrje gjatë urinimit ose nëse duhet të urinoni disa herë brenda natë.

Për ju të cilët nuk urinoni shpesh- ndalojeni sa më parë këtë. Duke mbajtur urinën, në fakt mund t’i dëmtoni muskujt e fshikëzës, duke bërë që të mos të mund të lironi të gjithë sasinë e urinës.

Për më tepër, mos urinimi mund të rrisë rrezikun e infeksionit pasi që urina ka shumë bakterie që mund të shumohen kur mbahen në fshikëz në mënyrë rutinore për periudha të gjata kohore. Rekomandohet që t’i shmangeni mbajtjes së urinës për më shumë se katër orë në ditë – natën është një histori tjetër pasi që ne kemi një hormon që mbyll veshkat gjatë natës, të cilat prodhojnë urinë, përderisa flemë.

Nëse urinimi i shpeshtë ndalon dhe jeni të shqetësuar shumë, është koha të kontrolloni çfarë është duke ndodhur.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment