A e parandalon aktiviteti fizik demencën ?

0
loading...

A e parandalon aktiviteti fizik demencën ?

VIHUNI NË LËVIZJE

Dita-ditës u shtohen më tepër dëshmi të dhënave shkencore dhe të dokumentuara se aktiviteti fizik është faktor kyç në parandalimin e dobësimit kognitiv dhe të demencës në moshë të shtyrë. Aktiviteti fizik nuk nënkupton vetëm ushtrimet, fitnesin apo shkuarjen në palestër. Por, aktivitet fizik konsiderohet secili lloj i lëvizjes që bëhet gjatë ditës me të cilën mendja dhe trupi vihen në lëvizje. Prandaj, dalja për blerje të zakonshme, ecja e thjeshtë në park apo në rrugë, lëvizja prej një pike në tjetrën në këmbë duke e zëvendësuar veturën apo autobusin janë aktivitete të mjaftueshme që një person mbi moshën 60-vjeçe të ketë më pak rrezik të degradimit intelektual.

Hulumtimi i mbi 500 vetëve për 20 vite rresht në Amerikë, të cilët kanë pasur shkallë të ndryshme problemesh me memorien dhe autopsia e trurit të tyre pas vdekjes ka vënë në pah dobi të shumanshme të aktivitetit fizik. Zvogëlimi i vëllimit të përgjithshëm të trurit, ateroskleroza dhe ngarkesa me beta-amiloid (përgjegjësi kryesor i sëmundjes së Alzheimerit) kanë qenë krahasimisht më të ulëta në persona me aktivitet fizik më të shprehur.

Të dhënat që i posedojmë sugjerojnë që stili jetësor aktiv, aktiviteti i rregullt fizikal mund të jenë të dobishme në parandalimin e dobësimit kognitiv, madje në një shkallë edhe të demencës së Alzheimerit. Vihuni në lëvizje!

#exercise #ushtrime #nature #natyra #germia #park #dementia #demenca #

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.