A e rrisin pijet alkoolike rrezikun për kancer kolorektal?
Nuk ka të dhëna që sugjerojnë se alkooli i tepruar mund të çojë në polipozë apo kancer të zorrës së trashë. Megjithatë zbulimet e fundit kanë treguar se përdorimi i pijeve alkoolike në sasi të vogla mund të parandalojë polipet dhe kancerin e zorrës së trashë.
Mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin kolorektal është një dietë e shëndetshme ku përfshihen frutat, perimet, ushqime me sa më pak yndyrë shtazore, kufizimi i përdorimit të mishit të kuq, përdorimi sasive të pakta të pijeve alkoolike, një peshë normale trupore dhe rritja e aktiviteti fizik.
Kolonoskopia zakonisht është i vetmi test i saktë depistimi.