0

A e shkakton sheqeri sëmundjen e sheqerit?

Sipas logjikës, derisa diabeti (sëmundja e sheqerit) karakterizohet nga niveli i rritur i sheqerit në gjak, nëse dikush konsumon shumë ëmbëlsira kjo e shkakton sëmundjen e sheqerit, POR a është kjo e vërtetë?

Në fakt përgjigja është pak më e komplikuar!

Dihet se ekzistojnë dy lloje të diabetit: tip 1 dhe tip 2.

Ne e dijmë që diabeti tip 1 nuk shkaktohet nga konsumimi i sheqerit dhe as nga stili i të jetuarit. Diabeti tip 1 është pasojë e shkatërrimit të qelizave të pankreasit të cilat e prodhojnë insulinën (qelizat shkatërrohen nga sistemi imunologjik).

Te diabeti tip 2, përgjigja është më komplekse!

Ndonêse dihet se sheqeri nuk e shkakton direkt diabetin tip 2, nëse jeni mbipeshë gjasat janë më të mëdha që ta fitoni diabetin tip 2.

Mbipesha dhe obeziteti shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kalorive krahasuar me nevojat e organizmit dhe ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer kanë shumë kalori.

Prandaj, mbipesha e rrit rrezikun për diabet tip 2, por nuk do të thotë se është shkaku i vetëm i zhvillimit të kësaj sëmundjeje (rol të rëndësishëm ka faktori gjenetik).

Është fakt se diabeti tip 2 mund të parandalohet, prandaj konsultohuni me mjekun se çfarë duhet të bëni që diabetin ta mbani larg jush!

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment