0

Gjakderdhjet nga hunda burojn nga enët më të mëdha të gjakut që ndodhen më thellë në hundë. Këto gjakderdhje mund të jenë të rrezikshme, ato ndodhin edhe pas ndonjë lëndimi. Gjakderdhja nga hundët ndodh më së shpeshti te personat më të shtyrë në moshë për arsyje të ndryshme.

loading...

Disa prej arsyeve mund të jenë: presioni i lartë i gjakut, ateroskleroza, marrja e aspirinit ose çrregullimet me gjakderdhje. Zakonisht sa më shumë që personi është i shtyrë në moshë aq më serioze është gjakderdhja.

Nëse gjakderdhja nga hunda zgjatë më shumë se 20 minuta ju duhet të kontrolloheni menjëherë te mjeku. Gjakderdhja juaj është rezultat i ndonjë lëndimi, rrëzimi ose ndonjë goditje në fytyrë. Gjakderdhja nga hunda pas rrëzimit ose ndonjë aksidenti mund të jetë shenjë e gjakderdhjeve të brendshme në organizëm.

Nëse ju përjetoni shpesh gjakderdhje nga hunda ju mund të keni ndonjë problem më serioz shëndetësor, si p.sh. shenja të leukemisë. Gjakderdhja nga hunda gjithashtu mund të jetë shenjë e dromcave (grimcave) në qarkullim të gjakut, çrregullimeve në enë të gjakut ose mund të jetë shenjë e tumorit hundor (kancerogjen ose jo kancerogjen).

loading...
Asked question