A është rrezik që të nis shtatzënia në kohën e pandemisë?

0

A është rrezik që të nis shtatzënia në kohën e pandemisë?

A rekomandohet që të shtyhet shtatzënia për më vonë?

PËRGJIGJE: Janë disa çështje që duhet pasur parasysh.

para, sa i përket rrezikut për shtatzënën, ky virus akoma nuk njihet plotësisht dhe nuk dihet se çfarë mund të ketë në rrjedhën e shtatzënisë. Këshillat mund të ndryshojnë nga dita në ditë varësisht nga faktet shkencore që zbulohen. Muajin e kaluar Center for Control and Prevention e publikoi një studim ku tregohet se shtatzënat ka më shumë gjasa që të zhvillojnë forma të rënda të krahasuar me gratë joshtatzënë të të njëjtës moshë.

dyta, sa i përket rrezikut për frytin, që nga pranvera e hershme kur filluam t’i kemi shtatzënat e para pozitive në koronavirus nuk kemi vërejtur se ka rritje të numrit të aborteve ose të anomalive fetale, ndonëse në Francë është publikuar një studim sipas të cilit fryti mund ta merr koronavirusin nga nëna përmes placentês gjatë shtatzënisë.

E treta, duhet pasur parasysh edhe faktin se si ndikon pandemia në sistemin shëndetësor dhe vështirësitë që shtatzëna ta merr kujdesin e rekomanduar gjatë shtatzënisë (ekzaminimet dhe analizat e rekomanduara) si dhe lindjen e sigurt.

Dhe e fundit, nëse mbetet si opcion shtyrja e shtatzënisë për më vonë, askush nuk mund ta dijë se kur do të jetë një periudhë e përshtatshme. Me sa duket do të duhet të ballafaqohemi me këtë koronavirus edhe për shumë kohë.

Nuk ka nevojë për dhe nuk konsideroj se paraqet të madh shtatzënia në këtë periudhë, por duhet të konsultohet vazhdimisht mjeku.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.