A IU LEJOHET DIABETIKËVE QË TË HANË KUNGULL?

0
loading...

A IU LEJOHET DIABETIKËVE QË TË HANË KUNGULL?

Në këtë periudhë të vitit është ritual i këndshëm që të hahet kungulli i pjekur!🙂

Për personat me diabet është shumë me rëndësi që sheqerigjak të mbahet në kontroll, prandaj ata duhet të kenë kujdes se çfarë hanë.

Kungulli ka pak kalori dhe ka shumë nutrientë si proteina, kalcium, fibra, hekur, provitaminë A dhe vitaminë C.

Fibrat luajnë rol të rëndësishëm në menaxhimin e sheqerit në gjak, prandaj nëse hani kungull (i cili ka shumë fibra), e ndihmoni organizmin që ta mbajë sheqerin në kontroll.

Në anën tjetër kungulli ka indeks të lartë glikemik që nga 1-100 tregon se deri në ç’masë një ushqim mund ta rrisë sheqerin në gjak. Ngarkesa glikemike është 3 që është një sistem rangimi për ushqimet e pasura me karbohidrate.

RRJEDHIMISHT, derisa nuk e teproni, kungulli ka pak gjasa që të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak. Psh një copë kungulli nuk ndikon fare në sheqerin në gjak, derisa ju jep mjaft fibra.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Write your answer.