0

A janë mjekët gastroenterologë ata të cilët e drejtojnë trajtimin, apo dalin nga skena pasi e diagnostikojnë kancerin?

Pasi kanceri është diagnostikuar, trajtimi në qoftë se është kirurgjikal zakonisht kryhet nga kirurgu kolorektal. Në qoftë se nevojitet kimioterapia apo radioterapia trajtimi drejtohet nga mjeku onkolog.

Gjithsesi, për ekzaminimet e radhës, për të mbajtur nën kontroll ecurinë e trajtimit, nevojitet mjeku gastroenterolog. Të gjithë personat, me ose pa shenja, mbi moshën 49 vjeç duhet të bëjnë kolonoskopi depistuese.

Ka të dhëna që pastrimi rregullisht i zorrës mund të parandalojë polipet apo kancerin kolorektal. Faktorët e njohur të rrezikut për polipe dhe kancer të zorrës janë disa dhe ato janë të pandryshueshëm, si për shembull përbërja jonë gjenetike, mosha e shoqëruar me situatë inflamatore të zorrës si sëmundja Crohn apo koliti ulçeroz.

Faktorët e rrezikut që janë në dorën tonë dhe mund të kontrollohen nga ne, janë: evitimi i duhanit, mbajtja e një peshe normale, aktiviteti fizik i përditshëm, dietë e pasur me fruta, perime dhe fibra duke mënjanuar yndyrat shtazore dhe mishin e përpunuar.

Pjesa e brendshme e zorrës së trashë, mukoza, është e veshur me qeliza qe prodhojnë mukus duke i dhënë asaj pamjen e kuqe të shndritshme. Shumë njerëz kanë përshtypjen se zorra e tyre është e bllokuar nga mbetjet ushqimore dhe mendojnë se ajo ka nevojë për pastrime të herëpashershme për të qenë e shëndetshme, por kjo është një ide e gabuar.

Pas këtij diskutimi tashmë ju e dini se sa i rëndësishëm është parandalimi i kancerit kolorektal i cili vret afërsisht 50.000 njerëz në vit.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment