0

A keni dëgjuar që dikush thotë “mua edhe uji m’trashë”❓

A shkakton stresi mbipeshë dhe obezitet❓

Kur jemi në stres rritet prodhimi i kortizolit i cili e rrit lirimin e glukozës e cila jep energji.

Fiziologjikisht ky veprim i kortizolit është pozitiv, sepse na mundëson që të rrijmë zgjuar, të mendojmë më shpejt dhe na ndihmon që ta zgjidhim ndonjë situatë që na rrezikon.

Por, problemi është se kortizoli prodhohet sa herë që jemi nën stres dhe jo vetëm kur me t’vërtetë jemi në rrezik.

Në raste të tilla kortizoli ka efekt negativ, sidomos kur stresi është afatgjatë.

⬆️Kortizoli i rritur e rrit sheqerin në gjak↩

⬆️Sheqeri i rritur në gjak e rrit sekretimin e insulinës↩

⬆️Insulina sheqerin e tepërt e shëndrron në ind dhjamor dhe ↩

➡️Shfaqet mbipesha dhe obeziteti që është baza e shumë problemeve shëndetësore.

Burimi: Dr.Rreze

Add a Comment