A lidhet funksioni i tiroidesë me çrregullimet e menstruacioneve dhe me abortin ?
🔶️Çrregullimet e gjëndrës tiroide ju pengojnë që të mbeteni shtatzënë.
🔶️Infertilitet shkakton edhe hipertiroidizmi (prodhimi i tepërt) edhe hipotiroidizmi (prodhimi i pamjaftueshëm).
🔶️Çrregullimet e gjëndrës tiroide e pengojnë prodhimin e qelizës vezë (ovulacionin).
🔶️Problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë edhe çrregullime të menstruacioneve, vonesë të menstruacioneve ose gjakderdhje të shprehura dhe të çrregullta.
🔶️Çrregullimet e tiroidesë rrisin rrezikun për abort, lindje të parakohshme ose çrregullime të zhvillimit të frytit.
🔶️Kur i mbani nën kontroll çrregullimet e tiroidesë, këto probleme ka pak gjasa që të shfaqen.
Konsultohu me mjekun nëse je shtatzënë ose nëse planifikon shtatzëninë❗
No tags for this post.