A mjafton vetëm një EKG ?

0
loading...

Shkruan: Dr.Blerim Myftiu

A mjafton vetëm një EKG ?

VETËM NJË EKG NUK MJAFTON !

Zemra është njëri prej organeve kryesore nga i cili shkaktohet infarkti akut në tru. Sa më shumë që plaket organizmi, aq më shumë shtohen problemet me ritmin e rregullt të zemrës. Disa çrregullime të ritmit janë me rrezik të veçantë që të shkaktojnë infarkte në tru. Çrregullimi më i rrezikshëm i zemrës quhet fibrilacion atrial dhe nënkupton të rrahurat e parregullta të zemrës dhe të rrahurat që nuk burojnë nga vatra normale në parabarkushen e djathtë, por nga vatra të ndryshme patologjike të saj.

EKG-ja e zakonshme është regjistrimi i ritmit të zemrës për jo më shumë se 10 sekonda. Shpesh nuk arrijmë që brenda kësaj kohe të shkurtër ta kapim fibrilacionin atrial, prandaj, nevojitet regjistrimi i ritmit të zemrës për kohë më të gjatë (24 orë apo më gjatë) përmes aparatit të njohur si HOLTER.

Po qe se fibrilacioni atrial detektohet para se të ketë ndodhur infarkti akut, atëherë në bashkëpunim me kardiologët, mund të merren masat e domosdoshme që ritmi të korrigjohet apo minimizohen rreziqet për infarktin e trurit. Prandaj, detektimi i hershëm i tij në moshat e shtyra apo te njerëzit në rrezik të lartë mund të parandalojë një infarkt potencialisht fatal të trurit, që do të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore.

Po qe se përmbushen kriteret e caktuara kardiologjike/shëndetësore, pacientët me çrregullim ritmi duhet të ANTIKOAGULOHEN me barna përkatëse në mënyrë që rreziku për infarktin akut të pakësohet në minimumin e mundshëm! NJË EKG NUK MJAFTON!

#stroke #atrialfibrillation #afib #heart #brain #warfarin #noac #rivaroxaban #prevention

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.