A mund të parandalohen lythat?

0
loading...

Disa lloje të lythave mund të parandalohen, ndërsa të tjerat nuk munden. Lythat tuaj mund të shfaqen në mënyrë të natyrshme, varësisht nga shkaktari i tyre. Lythat gjithashtu janë ngjitëse, pra mund të barten nga një person te tjetri. Kjo bartje bëhet me anë të prekjes, me anë të prekjes së objekteve të cilat paraprakisht janë prekur nga një person që ka lytha.

Lythat e gjenitaleve janë tej mase ngjitës dhe mund t’i ngjiten personit tjetër me anë të seksit oral, vaginal apo anal. Është shumë e rëndësishme që të përdorni prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale nëse partneri juaj seksual ka lytha gjenitale. Te femrat lythat mund të dalin edhe në qafën e mitrës (brenda vaginës), dhe femra as mos të jetë në dijeni për to. Ajo mund t’ia bartë këto lytha partnerit të saj pa dije.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.