Çfarë duhet të bëjë për ta parapërgaditur lythin për krio-operim?

271 viewsDermatologjiaLëkura Lythat Mjeku
0

Ju duhet të ndërmerrni disa hapa në shtëpinë tuaj për ta përgatitur lythin për heqje. Nëse i kryeni këto hapa, ju do ta zvogëloni numrin e seancave që duhen për të arritur te heqja totale. Ju duhet:

Çdo natë për 2 javë pastroni lythat me sapun dhe ujë dhe pastaj lyni atë me xhel salicilik.
Pasi të vendosni xhelin, mbështilleni lythat me fashë që përmbanë 40% acid salicilik. Priteni fashëm pak më të madhe se madhësia e lythave. Fasha e ka ngjitësin e saj për tu siguruar se nuk do të rrëshqas nga lëkura juaj.
Lëreni fashën në lëkurë për së paku 24 orë. Nëse vëreni skuqje dhe mpirje ndaloni përdorimin e xhelit dhe fashave dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Pasi ta heqni fashën, pastroni lythat sërish me ujë dhe sapun, lyeni hapësirën sërish me xhel dhe vendosni një fashë të re. Nëse jeni shumë aktiv gjatë ditës atëherë mund ta heqni fashën dhe ta përdorni atë vetëm natën.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.