0

Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët para se të vijnë të kryejnë check-up?

Para se të kryhen analizat e gjakut, pacienti është e rëndësishme të respektojë rregullat paraprake që ndihmojnë për një proçedurë diagnostike të saktë. Nëse pacienti nuk i respekton siç duhet këto masa paraprake kjo mund të sjellë në alterime të vlerave të analizave laboratorike nga më të lehta deri në të rëndësishme. Kështu që para se të realizohet marrja e analizave të gjakut, pacientit i duhet të qëndrojë pa u ushqyer rreth 8-14 orë por gjatë kësaj kohe duhen marrë sasi uji të mjaftueshme. Ndërkohe duhet të mos konsumohen cigare, kafe dhe alkool. Një ditë përpara ekzaminimeve duhen evituar sforcimet fizike.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment