0

Çfarë e shkaktoi Murtajën Justiniane?

Yersinia pestis, një bakter i përhapur nga pleshtat tek minjtë, i njëjti fajtor që fshihet pas njërës prej pandemive më të këqija në historinë e njerëzimit:Vdekjës së Zezë. Pasi mbërriti në Siçili me anë të nga një anije tregtare në vitin 1347, Vdekja e Zezë u përhap në mbarë Evropën dhe vrau rreth 200 milionë njerëz, ose deri në 60 për qind të popullsisë së botës në atë kohë.

Njerëzit pësuan një vdekje të tmerrshme, të sfilitur nga dhimbje të tmerrshme, të vjella dhe nga plagë të shumta të mbushura me qelb dhe me gjak në sqetullat dhe ijët e tyre. Gjithsesi kur kjo sëmundje preku Evropën, ajo i detyroi autoritetet të krijojnë masa shëndetësore që zbatohen akoma sot.

Venecia e shekullit XIV, urdhëroi periudha të izolimit të të sëmurëve, të quajtur “Quaranta Giorni” “ose siç u njoh globalisht “karantinë ” – për të përshkruar 40 ditët e izolimit të imponuara ndaj pasagjerëve në anijet që bëheshin gati të ankorohehin në port. Inspektimet mjekësore u bënë një praktike e zakonshme, ndërsa në gjithë Evropën u ndërtuan spitale për të kuruar të sëmurët.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment